LAJMI I FUNDIT:

Thaçi përkujton eksodin e vitit 1999, thotë se kriminelët serbë janë të lirë e drejtësia ndërkombëtare po heshtë

Thaçi përkujton eksodin e vitit 1999, thotë se kriminelët serbë janë të lirë e drejtësia ndërkombëtare po heshtë

Presidenti i vendit, Hashim Thaçi ka kujtuar eksodin e shqiptarëve të Kosovës të vitit 1999, ndërsa tha se  shteti i Serbisë në mënyrë mizore kreu mbi 400 masakra në Kosovë.

Thaçi në një postim në rrjetin social Facebook shkruan se kriminelët serbë, fatkeqësisht, vazhdojnë të jenë të lirë dhe të trajtohen si heronj në Serbi, ndërsa drejtësia ndërkombëtare po vazhdon të heshtë, duke i amnistuar këta kriminelë.

Lexoni të plotë postimin e Thaçit në Facebook:


“Mbi një milion shqiptarë, 21 vjet më parë, u dëbuan me forcë nga Kosova. Shteti i Serbisë në mënyrë mizore kreu mbi 400 masakra në Kosovë. Mbi 13 mijë civilë u vranë, nga të cilët rreth 1300 ishin fëmijë, si dhe mbi 20 mijë gra shqiptare u dhunuan.

Sot kur shënojmë Ditën e Eksodit Shqiptar, i kujtojmë me pikëllim të thellë të gjitha viktimat e luftës në Kosovë. Kriminelët serbë, fatkeqësisht, vazhdojnë të jenë të lirë dhe të trajtohen si heronj në Serbi. Kurse, drejtësia ndërkombëtare po vazhdon të heshtë, duke i amnistuar këta kriminelë!

Në Ditën e Eksodit Shqiptar, përderisa kujtojmë të kaluarën tonë të hidhur, kujtojmë edhe mikpritjen shqiptare kudo në rajon, në Shqipëri, në Maqedoni, në Mal të Zi, për të cilën do u jemi përjetësisht mirënjohës. Faleminderit që na i hapët zemrat dhe dyert e shtëpive tuaja në ditët më të vështira për popullin tonë!”. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Policia tregon se si erdhi deri te aksidenti i rëndë në Ranillug ku humbën jetën dy vajza

Policia tregon se si erdhi deri te aksidenti i rëndë në Ranillug ku humbën jetën dy vajza

Kronika e Zezë
Vdes edhe vajza e dytë nga vetaksidenti në Ranillugë

Vdes edhe vajza e dytë nga vetaksidenti në Ranillugë

Kronika e Zezë
Prokuroria autorizon policinë që të nisë hetimet ndaj Sami Kurteshit

Prokuroria autorizon policinë që të nisë hetimet ndaj Sami Kurteshit

Lajme
KQZ nesër shpall rezultatet përfundimtare të zgjedhjeve të 9 shkurtit

KQZ nesër shpall rezultatet përfundimtare të zgjedhjeve të 9 shkurtit

Lajme
Një 23 vjeçare humb jetën në një aksident trafiku në fshatin Domorovc të Ranillugut

Një 23 vjeçare humb jetën në një aksident trafiku në fshatin Domorovc të Ranillugut

Kronika e Zezë
​Vuçiq në intervistën me djalin e Trumpit pretendon se është i hapur për një marrëveshje me Kosovën: Duhet një zgjidhje kompromisi

​Vuçiq në intervistën me djalin e Trumpit pretendon se është i hapur për një marrëveshje me Kosovën: Duhet një zgjidhje kompromisi

Lajme
Kalo në kategori