Presidenti i Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi u është drejtuar ushtarëve në kazermën “Adem Jashari”, për nderë të 20 vjetorit të çlirimit të Kosovës.
Me këtë rast presidenti Thaçi tha se sot kujtojnë të gjithë dëshmorët dhe ata që dhanë jetën për liri.
“Sot është një kënaqësi e veçantë të jem këtu me ju në këtë ditë të veçantë për këtë moment special dhe historik për shtetin e Kosovës. Këto ditë po shënojmë 20 vjetorin e lirisë së vendit dhe popullit tonë. Sot kujtojmë të gjithë dëshmorët e lirisë, kujtojmë komandantin legjendar Adem Jashari, kujtojmë sakrificën e çdo qytetari. 20 vite të spastrimit etnik të Serbisë. Nga aspirata dhe angazhimi i popullit për liri, keni lindur edhe ju. E kishim UÇK-në, e transformuam në trupat mbrojtëse e themeluam Forcën e Sigurisë së Kosovës para pak muaj morëm edhe vendimin historik për themelimin e Ushtrisë së Kosovës”, tha Thaçi.
Duke iu drejtuar ushtarëve të Kosovës, Thaçi tha se dëshirojnë që të mbyllin kapitullin e tragjedive dhe të hapin një kapitull të ri.
“Të dashur ushtarë, nga aspirata e popullit për liri keni lindur edhe ju. Sot FSK është e mishëruar me këtë dëshirë për liri, me gatishmëri për të mbrojtur paqe për çdo qytetarë të Kosovës në çdo cep të territorit të Kosovës. FSK sot është forcë multi-etnike që në mënyrën më të mirë pasqyron atë që kemi ndërtuar së bashku. Të nderuar ushtar, këto ditë kujtojmë të kaluarën, por shikojmë edhe nga e ardhmja. Kemi arritur shumë për këto 20 vite, por kemi pasur edhe sfida. Tani po punojmë për anëtarësim në NATO dhe BE. Kemi ndërtuar marrëdhënie të mira me të gjitha fqinjët. Po punojmë edhe për marrëveshje finale me Serbinë. Të nderuar ushtarë, dëshirojmë të mbyllim kapitullin e tragjedive, të hapim kapitullin e ri. Kjo është aspirata jonë e përbashkët, ky është zotimi ynë për qytetarët e Kosovës”, tha ai. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëVjedhja e arit në vlerë 168 mijë euro në Prizren, policia arreston të dyshuarin dhe sekuestron disa prova materiale
FSK bën pranimin e Poligonit të Qitjes nga Komanda e Forcave Amerikane për Evropë (EUCOM)
Murati: Ripërcaktimi i kufijve, zgjidhja e vetme për një Kosovë funksionale
I kërkuar për 15 raste të vjedhjeve, dorëzohet në polici i dyshuari në Pejë
Sindikatat e pavarura të Kosovës: Katër vitet e Qeverisë Kurti ishin më të vështira
Banesat kolektive në veri të ndërtuara nga Serbia, do të legalizohen
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
Më të lexuarat
Befasia e këtij fillim viti: Nga Spanja raportojnë se Messi po rikthehet te Barcelona
Surpriza tejet e veçantë për Vullnetin: Niset për në Negroc për t'i takuar familjarët e tij
Musk po shkakton telashe në Evropë - çfarë përfiton ai nga kjo?
Olta Gixhari shkëlqen në finalen e Big Brother VIP Kosova me një pamje mahnitëse
100 milionë euro? As kjo nuk e bindi yllin e Real Madridit të braktiste Bernabeun për Chelsean e Abramovichit
Xuxi surprizohet nga familja e tij në finalen e Big Brother VIP Kosova