Presidenti Thaçi ka thënë se kontributi diasporës shqiptare ka qenë i jashtëzakonshëm, si për demokratizimin e Shqipërisë, ashtu edhe për lirinë dhe pavarësinë e Kosovës, si dhe për avancimin e të drejtave të shqiptarëve në Maqedoni, Mal të Zi, Preshevë, Bujanoc dhe Medvegjë.
Kreu i shtetit ka thënë se shteti ynë sapo shënoi 11 vjetorin e pavarësisë dhe ka gjithsej 116 njohje ndërkombëtare, si dhe është e anëtarësuar në rreth 200 organizata ndërkombëtare, porse duhet të lëvizim më shpejt përpara.
“Kosova nuk ka vetëm miq dhe partnerë, siç janë Shtetet e Bashkuara të Amerikës, NATO-ja dhe Bashkimi Evropian, por ka edhe kundërshtarë të pavarësisë që e ngadalësojnë progresin e konsolidimit, në veçanti të jashtëm, të shtetit të Kosovës. Ajo që mund të them është se Kosova ka bërë reforma të jashtëzakonshme, qoftë në politikë, qoftë në ekonomi, qoftë në legjislacion. Por, ky progres është edhe kontribut i juaji dhe i gjithë qytetarëve të Kosovës”, ka thënë Thaçi.
I pari i vendit ka shtuar se tash jemi në një rrethanë të re, në një moment të volitshëm, kur Kosova me mbështetjen e plotë të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, udhëheqjen e Bashkimit Evropian dhe në koordinim të plotë me miqtë e saj, po përgatitet që të hyjë në dialogun përfundimtar me Serbinë për arritjen e një marrëveshjeje gjithëpërfshirëse.
“Synimi i institucioneve të Kosovës është që të arrihet një marrëveshje gjithëpërfshirëse për normalizim të marrëdhënieve në mes shtetit të Kosovës dhe Serbisë. Një marrëveshje kjo, e cila do ta garantojë njohjen reciproke në mes të shtetit të Kosovës dhe Serbisë, si dhe anëtarësimin e Kosovës në Organizatën e Kombeve të Bashkuara. Ne të gjithë e dimë atë se çfarë ka bërë Serbia në Kosovë. Këtu po shoh edhe bashkëluftëtarë me të cilët kemi qenë në istikamet e luftës kundër ushtrisë dhe policisë serbe. Por, në të njëjtën kohë, kemi ditur edhe atëherë që të jemi edhe të urtë, edhe të përgjegjshëm, edhe shumë të vendosur në arritjen e marrëveshjeve të rëndësishme, si në Rambuje ku i është hapur rrugë bombardimit të Serbisë, gjithashtu edhe në Vjenë ku i është hapur rrugë procesit të pavarësisë së Kosovës”, ka theksuar ai.
Thaçi ka thënë se është e natyrshme të ketë ide të ndryshme, porse nuk do të lejojë në asnjë rrethanë organizim të ndonjë konference ndërkombëtare ku participon edhe Rusia.
![](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2019/03/samiti-i-diapores_1.jpg)
Ai ka shtuar se Kosova do të angazhohet vetëm në një proces ku Bashkimi Evropian udhëheq dhe ku mbështetja e Shteteve të Bashkuara të Amerikës është e plotë.
“Në asnjë rrethanë dhe me asnjë çmim nuk do të lejojë as të qarkulloj më tutje si ide, megjithëse jam shumë dashamirës i diskutimit të ideve, ideja e ndonjë Unioni Ballkanik. E ritheksoj se ideja për krijimin e ndonjë Unioni Ballkanik është cenim i kombit tonë. Është cenim i vlerave euroatlantike të orientimit tonë. Ideja për një Union Ballkanik është rikthim prapa për kombin tonë. Unioni i Kosovës, por edhe i kombit shqiptar, është Unioni i Bashkimit Evropian, NATO-ja dhe miqësia e përjetshme me Shtetet e Bashkuara të Amerikës”, ka thënë presidenti Thaçi.
Në këtë samit, kreu i shtetit ka folur edhe për idetë që po qarkullojnë rreth shkëmbimit të territoreve.
“Ndarja e Kosovës, pa shkelur mbi trupin tim, nuk mund të bëhet. Nuk do të mund ta cenoj askush një milimetër të territorit të Republikës së Kosovës. Askush nuk do të mund ta cenoj as Trepçën, as Mitrovicën, as Ujmanin dhe asnjë pjesë të territorit të Republikës së Kosovës”, ka thënë ai.
Në anën tjetër, presidenti Thaçi ka thënë se është për korrigjimin e kufijve dhe bashkimin e Luginës së Preshevës me Kosovën.
“Nuk ka njeri në botë që ma mohon angazhimin për realizimin e aspiratës së të drejtave legjitime të Preshevës, Medvegjës dhe Bujanocit për bashkëngjitje me territorin e Republikës së Kosovës, pa cenuar territorin e Republikës e Kosovës. Natyrisht se jemi në një Status Quo dhe në një konflikt të ngrirë që duhet ta tejkalojmë. Ne tash duhet së bashku me Shtetet e Bashkuara të Amerikës, së bashku me Bashkimin Evropian dhe NATO-n, të lëvizim më shpejt drejt perspektivës euroatlantike, në mënyrë që Kosova të jetë pjesë e NATO-s dhe Bashkimit Evropian. Ne, së bashku me miqtë tanë, duhet të shikojmë drejtë një zgjidhjeje që garanton njohje edhe nga pesë vendet e Bashkimit Evropian, nga Greqia, Rumania, Sllovakia, Qipro dhe Spanja. Prandaj, e theksoj edhe njëherë se nuk do të lejojmë, po ashtu, në asnjë rrethanë dhe me asnjë çmim, që asnjë broçkull e politikës elektorale ditore të cenoj raportin e posaçëm dhe të përjetshëm me hisedarët e lirisë dhe pavarësisë së Kosovës, Shtetet e Bashkuara të Amerikës”, ka thënë Thaçi.
Në Samitin e Diasporës në Tiranë, presidenti Thaçi e ka vlerësuar lart kontributin e madh të bashkatdhetarëve tanë, të cilët jetojnë dhe veprojnë anekënd botës, për forcimin e dy shteteve shqiptare.
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë![“U hap kutia e Pandorës!” Eksperti: Shqipëria dhe Kosova duhet të armatosen](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/Marlind-Laci-Ekspert-i-marredhenieve-nderkombetare-780x439.jpg)
“U hap kutia e Pandorës!” Eksperti: Shqipëria dhe Kosova duhet të armatosen
![Numërohen mbi 63 për qind të vendvotimeve, KQZ jep detaje](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/numerimi-780x439.jpg)
Numërohen mbi 63 për qind të vendvotimeve, KQZ jep detaje
![Dallimet mes urimeve të presidentëve amerikanë Trump dhe Biden për Pavarësinë e Kosovës](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/2024-11-13T161832Z_511547018_RC2G4BAXVCLF_RTRMADP_3_USA-TRUMP-BIDEN-1200x800-1-780x439.jpg)
Dallimet mes urimeve të presidentëve amerikanë Trump dhe Biden për Pavarësinë e Kosovës
![Përleshje në veri të Mitrovicës - policia arreston gjashtë persona](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2023/04/veriuuu-730x440-1-600x360-1-780x439.jpg)
Përleshje në veri të Mitrovicës - policia arreston gjashtë persona
![Alarmi i ekspertëve: Deti Adriatik po përparon me shpejtësi në bregdetin shqiptar](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/deti-adriatik-780x439.jpg)
Alarmi i ekspertëve: Deti Adriatik po përparon me shpejtësi në bregdetin shqiptar
![Trump e uron Osmanin për 17-vjetorin e Pavarësisë: Presim me padurim t’i zgjerojmë lidhjet midis popujve tanë](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/01/1737226840_vjosaosmani-780x439.jpg)
Trump e uron Osmanin për 17-vjetorin e Pavarësisë: Presim me padurim t’i zgjerojmë lidhjet midis popujve tanë
![104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/09/image2-380x233.jpeg)
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
![Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/02/Screenshot-2024-02-20-142648-380x233.png)
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
![Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/02/1a-1-380x233.jpg)
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
![Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/02/DSC00994-380x233.jpg)
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
![Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2023/07/foto-kryesore-per-tlgre-380x233.jpg)
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
![A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/ballkan-summit-380x233.jpg)
A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?
![Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/01/rsz_220250130_telegrafi_deals-380x233.png)
Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!
![Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/01/1-272-380x233.jpg)
Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?
![Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/12/20241218-Telegrafi-Deals-380x233.png)
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
![25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2020/11/1_optimized-380x233.png)
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Më të lexuarat
![Osmani dhe Kurti me një foto të përbashkët në Mynih të Gjermanisë](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/480197055_10162293276589133_801476930299187836_n-1-e1739659801845-780x439.jpg)
Osmani dhe Kurti me një foto të përbashkët në Mynih të Gjermanisë
![Eksperti i leximit të buzëve zbulon se çfarë kërkoi Bellingham nga gjyqtari para se të ndëshkohej me karton të kuq](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/Nicola-Hickling-780x439.png)
Eksperti i leximit të buzëve zbulon se çfarë kërkoi Bellingham nga gjyqtari para se të ndëshkohej me karton të kuq
![Befasi emocionuese për Gjestin, takohet me motrën dhe vëllain për herë të parë pas katër muajsh izolimi](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/gje8.jpg)
Befasi emocionuese për Gjestin, takohet me motrën dhe vëllain për herë të parë pas katër muajsh izolimi
![Publikohet videoja e transkriptuar nga biseda e Bellingham me gjyqtarin që e ndëshkoi me karton të kuq](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/refer-780x439.png)
Publikohet videoja e transkriptuar nga biseda e Bellingham me gjyqtarin që e ndëshkoi me karton të kuq
![Me çfarë armësh krenohet ushtria shqiptare? Vengu: Nuk kemi asnjë avion, gabim i pafalshëm](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/vengu-780x439.jpg)
Me çfarë armësh krenohet ushtria shqiptare? Vengu: Nuk kemi asnjë avion, gabim i pafalshëm
![Ronaldo Nazario emëron ish-shokun te Real Madridi si më të dobëtin që ka parë në karrierë](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/ronaldo-2-780x439.png)
Ronaldo Nazario emëron ish-shokun te Real Madridi si më të dobëtin që ka parë në karrierë