LAJMI I FUNDIT:

Thaçi: Mosratifikimi e minon të ardhmen evropiane të Kosovës (Video)

Thaçi: Mosratifikimi e minon të ardhmen evropiane të Kosovës (Video)

Presidenti Thaçi thotë se çdo vonesë për ratifikimin e demarkacionit nga Parlamenti i Kosovës, e minon të ardhmen evropiane të Kosovës.

“I thyen shpresat dhe besimin që gjatë këtij viti qytetarët e Kosovës do të lëvizin në zonën Shengen. Pra, humbim mundësinë për liberalizim te vizave”, thotë presidenti Thaçi.

Madje, sipas tij, ky nuk është dëmi i vetëm, por vetëm fillimi i dëmeve që do të pasojnë.


“Do vonohemi edhe për themelimin e Forcave te Armatosura të Kosovës dhe shtyhet dialogu politik me NATO-n. Askush në botë nuk na përkrah në acarimin e raporteve me një vend fqinj, që gjithnjë na ka përkrahur siç është Mali i Zi, e që ka marrë ftesën të bëhet anëtar i NATO-s. Ne duhet të vazhdojmë raportin strategjik të fqinjësisë dhe vlerave euroatlantike me Malin e Zi”, ka thënë ai.

Presidenti Thaçi ka thënë se ne nuk po korrigjojmë padrejtësitë historike, por mund ta sigurojmë të ardhmen euroatlantike. /Telegrafi/