LAJMI I FUNDIT:

Thaçi merr pjesë në darkën e shtruar nga Mogherini

Thaçi merr pjesë në darkën e shtruar nga Mogherini

Presidenti i vendit, Hashim Thaçi së bashku me liderët e vendeve të rajonit, mbrëmë ka marrë pjesë në darkën e shtruar nga Përfaqësuesja e BE-së, Federica Mogherini.

Thaçi ka shkruar se në këtë takim është rikonfirmuar përkushtimi i shteteve të rajonit për paqe dhe stabilitet.

“Mbrëmë mora pjesë në darkën e shtruar nga Përfaqësuesja BE-së, Federica Mogherini, së bashku me liderë të vendeve të tjera të rajon. Në këtë takim u rikonfirmua edhe një herë përkushtimi i shteteve të rajonit për paqe dhe stabilitet, për zhvillimin e integrim në Bashkimin Evropian”, ka shkruar Thaçi. /Telegrafi/