LAJMI I FUNDIT:

Thaçi – Kurtit: Ku mbetën thikat, ku mbeti ndarja e Kosovës

Thaçi – Kurtit: Ku mbetën thikat, ku mbeti ndarja e Kosovës

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi ka komentuar deklaratat e kryetarit të Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti, se në Washington do të diskutohej për shkëmbim territorial duke thënë se do të ketë “thika mbi harta”.

Presidenti Thaçi ka thënë se Kurti duhet të kërkojë falje për ato deklarata, transmeton Telegrafi.

“Ku mbeten thikat, ku mbeti ndarja? Ata njerëz që kanë folur për thika, duhet të kërkojnë falje që kanë sjellur frikë. Ka qenë naivitet dhe padituri e atyre njerëzve që kanë folur për motive të ulëta”, pohoi ai në t7, përcjell Telegrafi.


Ndryshe, kreu i LVV-së, Albin Kurti më herët ka insistuar se në dialog me Serbinë do të diskutohet edhe për shkëmbim territoresh.

“Shkëmbimi territorial dështoi, por kjo s’do të thotë që ideja ka vdekur. Se ka pasur thika mbi harta, e kanë vërtetuar vetë. Më 19 qershor, Richard Grenell në një intervistë tha se për shkëmbimin territorial ka dëgjuar nga ish-këshilltari për siguri, John Bolton, dhe tre muaj më herët Grenell tha se s’ka dëgjuar, ai e kundërshtoi veten, por e konfirmoi se Bolton ka qenë në çështjen e shkëmbimit territorial”, kishte pohuar Kurti./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Ish komandanti i UÇK-së, Ismet Tara, reagon pas deklarimit në Hagë

Ish komandanti i UÇK-së, Ismet Tara, reagon pas deklarimit në Hagë

Lajme
Analistët komentojnë

Analistët komentojnë "ofertën" e Limajt për Kurtin: Vetfaktorizim apo hapje e lojës politike?

Politikë
Ramadani: Shpresim Uka ka dhënë deklarata të pavërteta, kam incizuar një bisedë katërorëshe me të në Merdar

Ramadani: Shpresim Uka ka dhënë deklarata të pavërteta, kam incizuar një bisedë katërorëshe me të në Merdar

Lajme
Ekspertët e sigurisë: Ka foto e prova ndaj dy të akuzuarve për spiunazh, që janë të mjaftueshme për gjykatën

Ekspertët e sigurisë: Ka foto e prova ndaj dy të akuzuarve për spiunazh, që janë të mjaftueshme për gjykatën

Siguri
Publikohet video e rrallë e komandantit legjendar, Adem Jashari

Publikohet video e rrallë e komandantit legjendar, Adem Jashari

Lajme
Lushtaku: Nëse Limaj do që të marrë fund politikisht, mund të shkojë në koalicion me Kurtin

Lushtaku: Nëse Limaj do që të marrë fund politikisht, mund të shkojë në koalicion me Kurtin

Politikë
Kalo në kategori