Ka nisur takimi i thirrur nga presidenti Hashim Thaçi me përfaqësuesit e subjekteve politike për të diskutuar për reformën zgjedhore.
Gjatë fjalës së tij presidenti Thaçi theksoi se Kosova ka nevojë që të ketë reforma në sistemin zgjedhor.
“Duke marrë parasysh se Kosova është shtet i ri në ndërtim dhe konsolidim, reformat zgjedhore janë edhe më komplekse. Në Kosovë ka nevojë për një debat të hapur për të diskutuar për zgjedhjet, sistemin zgjedhor dhe procesin e votimit. Kosova ka nevojë për reforma në sistemin zgjedhor për të krijuar një proces të drejt dhe për tu bërë duhet edhe ndryshimet ligjore”, ka thënë Thaçi, transmeton Telegrafi.
Presidenti ka folur edhe mundësinë e ndryshimit të zgjedhjes së Presidentit të Kosovës.
Ai ka thënë se ekzistojnë dy mundësi, e para që Presidenti i Kosovës të zgjidhet drejtpërdrejtë nga populli, dhe mundësia e dytë është që Presidenti të zgjidhet nga Kuvendi por me ndryshime në procesin e votimit, ku prezent duhet të jenë 50+1 dhe shtim të kompetencave të Presidentit.
Thaçi ka folur edhe për ndryshimet në procesin e votimit duke theksuar se duhet të ketë zvogëlim të numrit të kandidatëve në listat e votimit.
Presidenti Thaçi ka theksuar se nëse pajtohen deputetët atëherë është mirë që të zvogëlohet numri i deputetëve në Kuvend nga 120 sa është tani në 100 apo edhe më pak, si dhe të shtohen edhe dy deputetë nga komunitetet që jetojnë në Kosovë.
Më saktësisht, Thaçi ka propozuar ndarjen e nga një ulëse edhe për komunitetin malazez dhe kroat, të cilët nuk janë të përfaqësuar në Kuvendin e Kosovës.
Krejt në fund Thaçi ka shtuar se duhet të bëhet edhe spastrimi i listave të votuesve. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika
MPB: Promovohen 497 policë të rinj, nga gjenerata 2024-2025
I kërkuar për 15 raste të vjedhjeve, dorëzohet në polici i dyshuari në Pejë
Vjedhja e arit në vlerë 168 mijë euro në Prizren, policia arreston të dyshuarin dhe sekuestron disa prova materiale
FSK bën pranimin e Poligonit të Qitjes nga Komanda e Forcave Amerikane për Evropë (EUCOM)
Sindikatat e pavarura të Kosovës: Katër vitet e Qeverisë Kurti ishin më të vështira
Murati: Ripërcaktimi i kufijve, zgjidhja e vetme për një Kosovë funksionale
Banesat kolektive në veri të ndërtuara nga Serbia, do të legalizohen
Vjedhja e arit në vlerë 168 mijë euro në Prizren, policia arreston të dyshuarin dhe sekuestron disa prova materiale
Gjakovë, policia arreston gruan që kishte rrahur djalin e saj të mitur
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
Më të lexuarat
Befasia e këtij fillim viti: Nga Spanja raportojnë se Messi po rikthehet te Barcelona
Surpriza tejet e veçantë për Vullnetin: Niset për në Negroc për t'i takuar familjarët e tij
Musk po shkakton telashe në Evropë - çfarë përfiton ai nga kjo?
Olta Gixhari shkëlqen në finalen e Big Brother VIP Kosova me një pamje mahnitëse
100 milionë euro? As kjo nuk e bindi yllin e Real Madridit të braktiste Bernabeun për Chelsean e Abramovichit
Xuxi surprizohet nga familja e tij në finalen e Big Brother VIP Kosova