Presidenti i vendit, Hashim Thaçi pas takimit me Ekipin Negociator, në një konferencë për media ka thënë se dokumenti të cilin ua ka dorëzuar Ekipit Negociator përfshinë sfondin e fazës përfundimtare të dialogut
“Në këtë dokument janë të paraqitura pozicionet e përgjithshme të palës kosovare në takimet e zhvilluara me përfaqësuesit e BE në Bruskel. Në këtë dokument përfshihen edhe vërejtjet , sugjerimet që kemi dhënë ne si zyre e presidentit që do të jenë të rëndësishme për shfrytëzim nga Ekipi Negociator…gjithashtu ky dokument informues përfshinë çështje specifike të diskutuara në fazën përfundimtare si: të pagjeturit, personat e zhvendosur, trashëgimia kulturore, çështja e pronave, të drejtat e minoriteteve dhe komuniteteve jo shumicë, kthimi i artefakteve arkeologjike dhe etnologjike, është kërkuar që të gjitha marrëveshjet e arritura gjatë fazës teknike dhe politike të dialogut të implementohen si pjesë e marrëveshjes gjithëpërfshirëse, zbatimi i kësaj marrëveshje në përgjithësi etj”, ka thënë Thaçi, shkruan Telegrafi.
Presidenti Thaçi ka theksuar se synimi i të gjithëve është arritja e një marrëveshje gjithëpërfshirëse, ligjërisht obliguese në rrafshin ndërkombëtar që garanton anëtarësimin në OKB, njohjen nga Serbia.

“Marrëveshja gjithëpërfshirëse nënkupton se nuk do të ketë kurrë më luftë mes Kosovës dhe Serbisë, do të ketë kufij sipas standardeve Evropiane dhe Kosova do të jetë multientike e nuk do të jetë e ndarë në baza etnike”, tha Thaçi, duke shtuar se beson se diçka e tillë pavarësisht vështirësive të mëdha do të arrihet.
Presidenti shtoi se vazhdon të besoj edhe më fuqishëm se herat e tjera që në marrëveshjen përfundimtare do të përfshihen Presheva, Medvegja dhe Bujanovci.
“Unë vazhdoj të besoj më fuqishëm se herat tjera që në marrëveshjen përfundimtare do të kemi përfshirjen e Preshevës, Medvegjës dhe Bujanovcit me Kosovën, dhe garantoj se edhe veriu i Mitrovicës , Gazivoda edhe Trepça do të jenë pjesë e Kosovës”, tha Thaçi, duke hedhur poshtë siç tha ai të gjitha spekulimet e deritashme rreth kësaj çështje.
Thaçi theksoi se në këtë fazë beson në mbështetjen e plotë të SHBA-ve dhe punën e Bashkimit Evropian.
Presidenti bëri të ditur se gjatë këtij takimi ka informuar kryeparlamentarin Kadri Veseli dhe Ekipin Negociator për letrën të cilën ia ka dërguar presidentit amerikan Donald Trump.
“E informova kryeparlamentarin Veseli dhe Ekipin Negociator për letrën që i dërgova presidentit Trump, ku i ritheksova zotimin tonë për të qenë pjesë e dialogut, dhe përkushtimin maksimal për arritjen e marrëveshjes me Serbinë”, u shpreh Thaçi, duke i falënderuar të gjitha shtetet që po ndihmojnë Kosovën në këtë periudhë. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
KQZ shpalli rezultatet përfundimtare, LVV merr 42.30%, PDK - 20.95%, LDK - 18.27%

Rezultatet përfundimtare, këta janë 48 deputetët e LVV-së

Grenell thotë se Smith e ngriti aktakuzën ndaj Thaçit, pasi kishte marrë informata të ndjeshme nga një zyrtar amerikan

Rezultatet përfundimtare, këta janë 24 deputetët e PDK-së

Rexhep Selimi mbushi 54 vjet, bashkëshortja e tij e viziton bashkë me Dejona Mihalin

Një person në Ferizaj nuk ndaloi në shenjën stop të policit, shkaktoi aksident dhe goditi objektin e një furre buke

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

Për vetëm 29.95€ me Telegrafi Deals dhe Melodia PX, këto patika bëhen tuajat!

Marrëveshje: Melodia Px dhe Telegrafi Deals janë dakordu që atletet Nike për femra ti ofrojnë për vetëm 69.95€, deri më 09 mars!

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?
Më të lexuarat

Ndodhet akoma në Big Brother - publikohet data e koncertit të parë të Gjestit

Zbulohen prapaskena befasuese: Me vetëm një telefonatë, Perez ndikoi që dy lojtarë të Barcelonës ta kalojnë regjistrimin

Ishte apo jo prekje e dyfishtë nga Alvarez? TNT Sports publikon pamje të reja për t'u dhënë fund debateve

Diego Simeone i la të gjithë pa fjalë për pyetjen që bëri në konferencë për media

Ulet pranë Gjestit, Xheneta: Dikush m’i ka puthur këta gishta të këmbës

Republika Serbe miraton një draft të kushtetutës së re - shtet brenda shtetit të Bosnje dhe Hercegovinës