Ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu ka folur për vizitën e saj në Hagë, ku u takua me disa prej të akuzuarëve në Gjykatën Speciale, por jo edhe me ish-presidentin Hashim Thaçi dhe ish-kryeparlamentarin Kadri Veseli, ka thënë se takimet me dy të fundit nuk kanë ndodhur pasi nuk ka pasur vullnet nga ana e tyre.
“Në vizitën tonë kemi takuar Komisionin ndërkombëtar për persona të pagjetur, po ashtu kemi takuar pesë nga personat që po mbahen në paraburgim, Hysni Gucatin, Rexhep Selimin, Pjeter Shalën ,Jakup Krasniqin dhe Nasim Haradinajn. Jam takuar me kryetaren e Gjykatës, Ekaterina Trendafilova dhe me ambasadorin holandez për organizatat humanitare, si dhe me avokatin e popullit”, ka theksuar Haxhiu.
Ministrja tregoi se gjatë këtyre takimeve është njoftuar në raport me kërkesat dhe shqetësimet që mund të kenë ata.
“Me rëndësi ata janë mirë me shëndet, po qëndrojnë të fortë dhe çështjet që janë serioze i kemi ngritur në instancat tjera. Parim kryesor, ndërkombëtar dhe i aplikueshëm e që njihet në kushtetuesen tonë është gjykimi i drejtë në kohë të arsyeshme dhe se disa prej tyre po mbahen afër dy vjet në paraburgim dhe nuk ka ende seancë gjyqësore. Natyrisht që kjo përbën shqetësim, sepse nuk është e lehtë dhe nuk është standard i drejtë në qoftë se dikush mbetet në paraburgim përderisa ka nisur seanca gjyqësore”, tha Haxhiu për RTK.
Haxhiu tha se gjatë vizitës ka ngritur edhe çështjen e vizave të familjarëve, të cilët fatkeqësisht duhet të aplikojnë çdo muaj për t’u pajisur me viza dhe të merren me procedurat burokratike.
“Ne kemi një vullnet që kjo çështje duhet të adresohet sa me parë që të paktën bashkëshortet, por edhe fëmijët e tyre te pajisen me viza afatgjate apo speciale, po ashtu po bëjmë përpjekje që t’ua mundësojmë edhe për prindërit , por nuk e di nëse do te kemi sukses. Po ashtu kam adresuar çështje te tjera që lidhen me vizitat institucionale”, tha Haxhiu.
Ndërkaq rreth pamundësisë së vizitës së saj tek ish-presidenti Thaçi dhe ish-kryeparlamentari Veseli, ajo ka thënë se ka munguar vullneti nga ana e tyre për një gjë të tillë.
“Nuk kemi ndonjë shpjegim. Ne kemi bërë kërkesë sepse konsideroj që si Ministre e Drejtësisë kam për obligim që të bëjë kërkesa që t’i vizitojë të gjithë. Mendoj që një mosvullnet në anën tjetër është i paarsyeshëm dhe konsideroj që në rrethana të tilla nuk e kuptoj si të tillë. Mirëpo është në vullnetin e tyre, nuk mund ta vizitosh askënd në një institucion korrektues, apo të paraburgimit në këtë rast, në qoftë se nuk ka vullnet nga pala tjetër. Ne kemi treguar interesin tonë si institucione. Mendoj se mund të refuzosh të takosh një individ, mirëpo kur bëhet fjalë për institucionet është më ndryshe. Mirëpo ne jemi të gatshëm sa herë që ata kanë nevojë që të na presin, ne të jemi atje. I mbetet atyre që kur të kthehen në Kosovë që t’i tregojnë arsyet se pse s’na kanë pritur. Konsideroj se nuk ka qenë e arsyeshme”, është shprehur Haxhiu.
Ajo vuri në kujtesë se Lëvizja Vetëvendosje ishte ajo që e kundërshtoi themelimin e Speciales, pasi e kishte parasysh se një gjykatë e tillë tenton ta shtrembërojë të vërtetën për Ushtrinë Çlirimtare të Kosovës.
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika

Tre persona të plagosur në Klinë, njëri në gjendje të rëndë

Mashtrimi me pension invaliditeti në Zvicër, gruaja nga Kosova përfitoi pa të drejtë 173 mijë franga

Mbyllja e qendrave ilegale për punë sociale në veri, analistët paralajmërojnë për raportet me SHBA-në

Mashtrimi me pension invaliditeti në Zvicër, gruaja nga Kosova përfitoi pa të drejtë 173 mijë franga

Tre persona të plagosur në Klinë, njëri në gjendje të rëndë

Mbyllja e qendrave ilegale për punë sociale në veri, analistët paralajmërojnë për raportet me SHBA-në

Policia kërkon bashkëpunim nga qytetarët për arrestimin e një personi

Abdixhiku: Fitorja e CDU-së në Gjermani, një mundësi e re për Kosovën

Mbyllja e katër Qendrave serbe për punë sociale në veri, reagon Ambasada amerikane në Prishtinë

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!

25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Më të lexuarat

Mashtrimi me pension invaliditeti në Zvicër, gruaja nga Kosova përfitoi pa të drejtë 173 mijë franga

Egli tha se nuk e njeh, kundërpërgjigjet Xheneta: E di shumë mirë se kush jam

Mbyllja e qendrave ilegale për punë sociale në veri, analistët paralajmërojnë për raportet me SHBA-në

Zelensky: Kemi nevojë për 20 sisteme raketore Patriot, do t’i paguajmë

E zgjodhi për ta rikthyer në lojë, G Bani tani ndërron mendim për Gjestin - e quan lojtar të shkëlqyer

Merz përjashton edhe një herë koalicionin me AfD - pasi Weidel thotë se duart e saj janë 'zgjatur' për t'u bashkuar me një qeveri