LAJMI I FUNDIT:

Thaçi në Berlin: Diaspora pareshtur i ka mbështetur të gjitha proceset në Kosovë

Thaçi në Berlin: Diaspora pareshtur i ka mbështetur të gjitha proceset në Kosovë

Presidenti i Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi, ka thënë se diaspora jonë në Gjermani, tash e katër dekada, pareshtur i ka mbështetur të gjitha proceset në Kosovë: lirinë, pavarësinë, shtetndërtimin.

Por, siç ka thënë Thaçi në përshkrimin e një fotografie të bërë në Ambasadën e Kosovës në Berlin, për këtë të fundit, së bashku mund të bëjmë edhe më shumë.

“Në Gjermani kemi shumë biznesmenë të suksesshëm, të cilët me investime në Kosovë e kanë ndihmuar edhe zhvillimin ekonomik dhe rritjen e mirëqenies së qytetarëve tanë. Jam shumë krenar me rrëfimet e sukseseve të tyre në Gjermani”, ka shkruar Thaçi në Facebook.


Ndërsa kryeministri i Republikës së Kosovës, Ramush Haradinaj, gjatë një vizite që ka bërë në ambasadën e Kosovës në Berlin, takimin e ka filluar me kritika për një veprim të stafit të kësaj ambasade.

Përpara se të fillonte takimin me të ftuarit, ku i pranishëm ka qenë edhe ambasadori Beqë Cufaj, Haradinaj ka ngritur një çështje, duke pyetur se pse disa njerëz ishin duke pritur.

Kështu, ai ka kërkuar që me ta të merret dikush menjëherë.

Ndryshe, presidenti Thaçi, bashkë me kryeministrin Ramush Haradinaj janë në Gjermani ku do të marrin pjesë në Samitin e Berlinit.

Kancelarja gjermane, Angela Merkel dhe presidenti francez Emanuel Macron kanë ftuar krerët e shteteve dhe qeverive të vendeve të Ballkanit Perëndimor në një samit në Berlin.

Në këtë samit, në të cilin marrin pjesë udhëheqës të shteteve si dhe të qeverive të këtyre vendeve, do të jetë pjesë e samitit edhe shefja e diplomacisë evropiane, Federica Mogherini. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Nuk respektoi urdhrin e gjykatës, Prokuroria: Ndaj Kurtit do të veprohet sipas ligjit

Nuk respektoi urdhrin e gjykatës, Prokuroria: Ndaj Kurtit do të veprohet sipas ligjit

Lajme
Kurti për Prokurorinë: Po e lufton qeverinë e jo krimin - unë jam i gatshëm të jap dëshmi

Kurti për Prokurorinë: Po e lufton qeverinë e jo krimin - unë jam i gatshëm të jap dëshmi

Lajme
Kurti shpërfill urdhrin e Gjykatës, shkon në Gjilan dhe jo në Prokurori

Kurti shpërfill urdhrin e Gjykatës, shkon në Gjilan dhe jo në Prokurori

Lajme
Mbi 20 mijë euro të falsifikuara gjenden në një dërgesë në Qendrën Postare Tranzitore

Mbi 20 mijë euro të falsifikuara gjenden në një dërgesë në Qendrën Postare Tranzitore

Lajme
Ish-kryetari i Graçanicës: 750 serbë nga Kosova do të përdoren për të mbrojtur Vuçiqin dhe destabilizuar protestat në Serbi

Ish-kryetari i Graçanicës: 750 serbë nga Kosova do të përdoren për të mbrojtur Vuçiqin dhe destabilizuar protestat në Serbi

Lajme
Tri porositë e ambasadorit britanik për qeverinë e ardhshme

Tri porositë e ambasadorit britanik për qeverinë e ardhshme

Lajme
Kalo në kategori