LAJMI I FUNDIT:

Thaçi: Cilado parti që siguron shumicën në Kuvend merr mandatin për formimin e Qeverisë

Thaçi: Cilado parti që siguron shumicën në Kuvend merr mandatin për formimin e Qeverisë

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, ka bërë të ditur se pasi të gjitha partitë, pos Vetëvendosjes, janë shprehur pro formimit të Qeverisë së re pa shkuar në zgjedhje, do t’ia japë mandatin atyre që mund të formojnë shumicën parlamentare.

“Si rrjedhojë e diskutimeve, si dhe duke marrë parasysh që të gjitha partitë e përfaqësuara në Kuvend, me përjashtim të njërës, janë për formimin e Qeverisë së re, ndodhemi para pyetjes: Si rrjedhojë e vullnetit tuaj që vendi të ketë qeveri të re të dalë nga zgjedhjet e 6 tetorit, duke respektuar në tërësi dhe përpikëri Kushtetutën e Republikës së Kosovës, ligjet e Kosovës, do t’i jap mandatarin cilësdo parti që dëshmon se ka shumicën në Kuvend për të formuar qeverinë e re”, ka thënë ai.

LVV kërkon zgjedhje, partitë tjera përkrahin një qeveri të re
Lexo po ashtu LVV kërkon zgjedhje, partitë tjera përkrahin një qeveri të re

Në takimin që ai ka pasur me krerët e partive politike, të gjitha partitë, pos Lëvizjes Vetëvendosje janë shprehur pro formimit të qeverisë së re pa shkuarje në zgjedhje. Teksa kryetari i LDK-së, Isa Mustafa, është shprehur i gatshëm që partia e tij të sigurojë shumicën për formimin e qeverisë së re, ai i PDK-së, Kadri Veseli, ka thënë se partia e tij do të jetë opozitë.


Krerët e AAK-së, Nismës, AKR-së e përfaqësues të partive nga minoritetet janë shprehur pro formimit të qeverisë së re, pa zgjedhje. Të gjithë kanë përmendur pandeminë e coronavirusit si ndër arsyet për shmangie të zgjedhjeve të reja.

Në trend Lajme

Më shumë
Vrasja e Liridona Ademajt, Tomë Dodaj dënohet me 5 vjet burgim për shitje të paautorizuar të armës

Vrasja e Liridona Ademajt, Tomë Dodaj dënohet me 5 vjet burgim për shitje të paautorizuar të armës

Drejtësi

"Plotësisht i pafajshëm", Naim Murseli deklarohet para trupit gjykues

Lajme
Vrasja e Liridona Ademajt, në seancë publikohen për herë të parë disa pamje

Vrasja e Liridona Ademajt, në seancë publikohen për herë të parë disa pamje

Lajme
Ambasadori Ajeti: Hamburgu po shkruan histori, pesë kandidatë me prejardhje nga Kosova garojnë për zgjedhjet e landit

Ambasadori Ajeti: Hamburgu po shkruan histori, pesë kandidatë me prejardhje nga Kosova garojnë për zgjedhjet e landit

Lajme
Dyshohet se i dhunoi dy vajza sa ishin të mitura, Prokuroria në Ferizaj thotë se viktimat dhe i dyshuari janë familjarë

Dyshohet se i dhunoi dy vajza sa ishin të mitura, Prokuroria në Ferizaj thotë se viktimat dhe i dyshuari janë familjarë

Lajme
“Bon Vivant 2”, Andi Pajaziti lirohet nga akuza për vrasje, dënohet me dy vjet burgim për armëmbajtje pa leje

“Bon Vivant 2”, Andi Pajaziti lirohet nga akuza për vrasje, dënohet me dy vjet burgim për armëmbajtje pa leje

Lajme
Kalo në kategori