Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, në Forumin për Siguri që është duke u mbajtur në Budva të Malit të Zi, ka thënë se pavarësisht pakënaqësive dhe vonesave që është duke i bërë BE-ja karshi Kosovës, e ardhmja e kësaj të fundit është në Bashkim Evropian.
Pavarësisht deklaratave të tij për bashkim kombëtar, i pari i shtetit tha se duhet pasur durim që Kosova të anëtarësohet në Bashkimin Evropian.
“Pas anëtarësimit të Malit të Zi në NATO, marrëveshjes së Prespës, komunikimit mes shteteve të rajonit, rajoni është në rrugë të sigurt për të ardhmen atlantike. Unë jam veçanërisht i pakënaqur, që pavarësisht punës së mirë që ka bërë Kosova, Bashkimin Evropian po bën vlerësime të standardeve të dyfishta për Kosovën. Por, alternativa jonë është e vetmja e ardhmja për Bashkim Evropian”, tha presidenti Thaçi, në Forumin e Sigurisë “То be Secure” në Budva të Malit të Zi.
Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi është shprehur se izolimi që është duke i bërë Kosovës nga BE-ja, do të bën që të vihen në pah ide populiste dhe nacionaliste.
I pyetur për temat nacionaliste që po mbizotërojnë në rajon, presidenti Thaçi , u shpreh i vendosur se deri sa BE po vonohet , mund të ketë ide që nuk janë në frymën euroantlantike.
“Rajoni kurrë më mirë nuk ka qenë, secili flet me secilin dhe komunikojmë. Mundësitë për mbyllje të çështjeve të hapura ekzistojnë, por vet BE duhet të jetë më i përgatitur për të na pranuar më shpejt. Mos të lejojmë që të shikohet me hezitim Ballkani Perëndimor. Sa më afër BE gjitha problemet mund t’i kalojmë… Sa më tepër që vonohet BE do të ketë më shumë popullizëm dhe ide nacionaliste më të fuqishme në gjitha shtetet e rajonit. Falë urtësisë për durimin kemi tejkaluar dhe një gjendje jo të lehtë mes dy shteteve për demarkacionin. Ky izolim i Kosovës po duket si një diskriminim. Nëse mbetët i izoluar, Kosova do të ketë ide dhe frymë më shumë populiste dhe nacionaliste”, tha ai.
Thaçi në këtë forum ka folur edhe për kulturën multientike që dominon në Kosovë.
Ai ka thënë se të gjitha komunitete përveç në shoqëri janë të përfaqësuara edhe në institucionet e Kosovës.
“Sot patriotizmi më i madh është kultivimi i multietnicitetit, zhvillimi ekonomik, sjellja e investitorëve, vendet e punës dhe mirëqenia sociale. Kemi punuar me të gjitha komunitete jo shumicë për formimin e një shoqërie multietnike, në këtë drejtim është vërë progres i madh. Edhe sot në të gjitha institucionet edhe parlament edhe qeveri janë të përfaqësuara të gjitha komunitetet”.
Presidenti ka folur edhe për aksionin e Policisë që ndodhi para disa dite në veri, ka qenë kundër një grupi kriminal multientik dhe jo vetëm kundër serbëve,ashtu siç thotë ai, se kanë shkruar mediat serbe.
“Është goditur një rrjet i krimit të organizuar multietnik, jo vetëm në veri po në gjithë Kosovën. Nuk do të thotë që je serb, ki imunitet ndaj krimit, apo shqiptar. Serbët e Kosovës po mbesin peng I politikave të Beogradit”, deklaroi presidenti Thaçi. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëDëshmia e parë e portugezit Ruben Saraiva, i cili akuzohet për vrasjen e Ardian Nikulajt
Zbulohet dëshmia e Hekuran Gjonit i cili vrau djalin e tij me thikë buke
Çahet toka në kodrat e Porto-Romanos, banorët ngrenë dyshime
Nesër bëhet varrimi i tre fëmijve që humbën jetën nga shembja e objektit në Jabllanicë të Gjakovës
Fshati Mirakë vetëm me 20 të moshuar: Do na gjejnë fëmijët të vdekur, ikën të gjithë
Iu vë flaka me benzinë, policia nis hetimet për djegien e posterit të Kurtit në Skenderaj
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!
Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Më të lexuarat
Publikohen pamjet: A po luante Real Madridi me më shumë se një kundërshtar ndaj Espanyolit?
Barcelona po e mbyll afatin kalimtar dimëror me një top transferim - Deco në negociata
Përplasje mes Morgan dhe Carlson për ndërhyrjen e NATO-s në Kosovë, reagon ambasadori Meidani: Historia s'do të rishkruhet!
Bëri ndërhyrje horror në Mbappen, lojtari i Espanyolit tregoi se çfarë i tha francezit
Jozi befason me përgjigjen kur pyetet për vendin më të çuditshëm ku ka kryer marrëdhënie
Perez del kundër një top transferimi, cilësohej si zëvendësuesi i Toni Kroos