LAJMI I FUNDIT:

Thaçi: Bashkësia Ndërkombëtare nuk duhet ta lejojë Beogradin të vë kushte për takimin e Parisit

Thaçi: Bashkësia Ndërkombëtare nuk duhet ta lejojë Beogradin të vë kushte për takimin e Parisit

Presidenti i vendit, Hashim Thaçi, ka dhënë një deklaratë për media pas takimit që ka zhvilluar me delegacionin nga Franca dhe Gjermania.

“Siç e dini sot kemi pritur një delegacion nga Franca dhe Gjermania në kuadër të përgatitjeve të Samitit të Parisit që do të mbahet më 1 korrik.

Thaçi, delegacionit francezo-gjerman: Taksa nuk hiqet, dialogu duhet të vazhdojë
Lexo po ashtu Thaçi, delegacionit francezo-gjerman: Taksa nuk hiqet, dialogu duhet të vazhdojë

Mund të them se ishte një angazhim inkurajues i presidentit Macron dhe kanelares Merkel që të ketë përgatitje më të mira për Samitin e Parisit, që të jetë samit që  i hap perspektivë dialogut dhe mundësisë së arritjes së një marrëveshje Kosovë-Serbi”, ka thënë Thaçi, shkruan Telegrafi.


Ai ka shtuar se gjatë këtij takimi ka theksuar se tarifat duhet të mbeten në fuqi, dhe se dialogu duhet vazhduar pa kushtëzime.

“Nga fryma e diskutimit që zhvilluan sot shoh që ka një angazhim më serioz të një koordinimi gjithë evropian por edhe me SHBA-të si kusht i domosdoshëm për zhvillimin e këtij procesi”, u shpreh Thaçi.

Presidenti theksoi se takimi i Parisit duhet të ndodhë por i pakushtëzuar.

“Askush nga bashkësia ndërkombëtare nuk duhet të lejojë që Beogradi të vë kushte as për Samitin e Parisit e as për vazhdimin e procesit të dialogut”, tha Thaçi.

Ndër të tjera presidenti shtoi se “Kosova në asnjë rrethanë nuk do të pranojë kritere tjera për liberalizim vizave, e as për tarifën”. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Grenell kritikon Kurtin, a po përfshihet SHBA në zgjedhjet e Kosovës?

Grenell kritikon Kurtin, a po përfshihet SHBA në zgjedhjet e Kosovës?

Politikë
Gjendet një raketahedhës M80 në kufi me Serbinë, policia jep detajet

Gjendet një raketahedhës M80 në kufi me Serbinë, policia jep detajet

Kronika e Zezë
KQZ del me sqarim pse vendosën transportimin e fletëvotimeve nga diaspora në rrugë tokësore

KQZ del me sqarim pse vendosën transportimin e fletëvotimeve nga diaspora në rrugë tokësore

Lajme
Bëhen 25 vjet nga vrasja e dhjetë qytetarëve në veri të Mitrovicës –  Kurti i shkruan letër Kaja Kallas

Bëhen 25 vjet nga vrasja e dhjetë qytetarëve në veri të Mitrovicës – Kurti i shkruan letër Kaja Kallas

Lajme
Mbi 15 mijë vota transportohen me kombibus nga Cyrihu në Prishtinë, Mehmetaj ngrit alarmin për “manipulim”

Mbi 15 mijë vota transportohen me kombibus nga Cyrihu në Prishtinë, Mehmetaj ngrit alarmin për “manipulim”

Lajme
Shqipëria në luftë kundër pesticideve dhe antibiotikëve në ushqim

Shqipëria në luftë kundër pesticideve dhe antibiotikëve në ushqim

Lajme
Kalo në kategori