Site icon Telegrafi

Tha se kurrë nuk ka pasur aksident trafiku, adoleshentja nga Florida e pësoi me jetë disa ditë pasi pretendonte se kurrë nuk është përplasur me veturë  

Adoleshentja që u bë yll i TikTokut humbi jetën në një aksident trafiku, disa ditë pasi realizoi një video në të cilën tha se kurrë nuk ka pësuar aksident trafiku.

Kara Santorelli, 18-vjeçe nga Florida, humbi jetën kur vetura u fut në kahjen e kundër dhe u përplas në veturën e saj, transmeton Telegrafi.

Të dielën pak para aksidentit, ajo në TikTok shpërndau videon, ku pretendon se kurrë nuk ka patur aksident trafiku.

“Kur tentojmë të më thërrasin shofere të dobët, por kurrë nuk kam goditur një burrë apo një veturë”, thuhej përbri videos.

E pasi që humbi jetën, videoja u bë shpejt virale dhe deri më tani ka marrë 2.3 milionë pëlqime.

Ajo punonte në një restorant ku shërbehej ushqimi i shpejtë, kurse edhe pronari i lokalit mbeti i habitur me vdekjen e adoleshentes.

Sipas tij, ajo ishte gjithmonë e buzëqeshur, plot energji, që nuk i harronte porositë e klientëve. /Telegrafi/

@walkingbong Rest in peace beautiful. :/ &lt3 • my prayers go out to her family, her boyfriend, and her friends. • #karasantorelli #rip #restinpeace #foryou #foryoupage #fyp #fypシ #fypage #fypageシ ♬ Emotional Piano for the Soul (Inspirational Background Music) – Fearless Motivation Instrumentals
Exit mobile version