Sulmuesi i Boca Juniors, Carlos Tevez, iu ka kërkuar futbollistëve që të shkurtojnë rrogat e tyre, për të ndihmuar klubet që të përballojnë krizën financiare e shkaktuar nga coronavirusi.

Sipas argjentinasit, ky veprim duhet ndërmarrë nga futbollistët pasi ata mund të jetojnë edhe pa marr pagë deri një vit.


"Një futbollist mund të jetojë gjashtë muaj ose një vit pa marrë [pagat]".

GettyImages 1206498947 Carlos Tevez te Boca Juniors (Foto: Marcelo Endelli/Getty Images)

"Ne nuk jemi në të njëjtën situatë si ata që jetojnë çdo ditë për fëmijët, të cilët duhet të lënë shtëpinë e tyre në gjashtë të mëngjesit dhe të kthehen në shtatë në mbrëmje për të ushqyer familjen”.

“Klubet duhet të përfshihen. Ne duhet të ndihmojmë. Unë me kënaqësi do të shkoja të ndihmoja komunitetit për shembull duke gatuar apo dhe punë të tjera”.

r960 b9b14f6155bf103a6dbfb1db10cd2182

“Një shembull i madh do të ishte nëse ne të gjithë, futbollistë, aktorë,   do të dilnim dhe ndihmonim lagjet e varfra, ku ka më së shumti nevojë për ndihmë,” ka thënë Tevez ndër të tjera për American TV. /Telegrafi/

telegrafi sport app