Këngëtarja e njohur, Teuta Selimi, ka ndarë një mesazh të hapur dhe emocional për ndjekësit e saj në rrjetet sociale, duke treguar se mbështetja e publikut ka qenë thelbësore për të në momentet më sfiduese të jetës së saj personale.

Përmes një postimi në InstaStory, Teuta ka rrëfyer betejat e saj të brendshme, duke pranuar se ka kaluar një periudhë dyshimi dhe lodhjeje emocionale, ku besimi tek vetja ishte lëkundur.


Ajo ka falënderuar ndjekësit për dashurinë e tyre, duke theksuar se pikërisht ata e kanë ndihmuar të gjejë forcën për të vazhduar: “Më keni dhënë aq shumë dashuri e besim edhe në kohën kur as unë nuk kam besuar në veten time”.

“Jeta nganjëherë të dëshpëron aq shumë saqë gati humb arsyeja pse punon e mundohesh. Por ju ma kujtoni gjithmonë se kjo nuk është punë, por nder e shpërblim. Jeni shtylla ime”.

Ky postim pasqyron lidhjen e ngushtë që Teuta ka me audiencën e saj dhe rëndësinë që ka mbështetja e fansave në jetën e një artisti, sidomos gjatë momenteve të vështira emocionale. /Telegrafi/

Teuta Selimi/Instagram