LAJMI I FUNDIT:

Teuta Krasniqi kujton kohën e bombardimeve të NATO-s mbi caqet serbe: Pa rrymë, me një qiri të ndezur e ulur në tokë

Teuta Krasniqi kujton kohën e bombardimeve të NATO-s mbi caqet serbe: Pa rrymë, me një qiri të ndezur e ulur në tokë

Gjatë ditës së djeshme u shënuan shumë aktivitete me rastin e njëzet vjetorit të bombardimeve të NATO-s ndaj caqeve serbe.

Fushata që zgjati për 72 ditë, policia dhe ushtria serbe e shoqëruan me vrasje, dëbim dhe persekutim të popullatën shqiptare.

Megjithëse fëmijë në atëbotë, aktores i kujtohet dita e parë dhe vazhdimësia e bombardimeve të forcave aleate të Kosovës.


Teuta Krasniqi ka treguar se si babai i saj, Milazimi, është munduar që sadopak t’ua tërheq vëmendjen fëmijëve të tyre.

Postimi i plotë:

“20 vjet me pare, ne kete kohe, ishim strukur ne banesen tone te vogel ne Ulpiane, une, motra ime e vogel Bubulina, mami dhe babi, i cili, per te na larguar mendjen nga frika e bombardimeve qe sapo filluan, na tregonte perralla mua dhe Bubulines.
Pa rryme, me nje qiri ndezur, ulur ne toke… ende e ndjej shqetesimin e madh te mamit dhe zerin e babit me perrallat me te bukura qe i shpikte aty per aty. Nje situate e ngjajshme si ne filmin “La vita e bella”, ku babai mundohet ta fsheh tmerrin e luftes ne sy te djalit te tij te vogel, duke e shenderruar per te, gjithe luften si nje loje garuese… edhe pse une isha 16 vjec e motra 11, ate nate ishim si dy vajza te vogla qe nen driten e qiririt dhe ne zhurmen e bomabardimeve, kerkonim konfirmimin ne syte e prinderve qe gjithcka do te shkoje mire.
Uhhh edhe tash po ndjej sikur te kishte qene dje… Faleminderit Zot, Faleminderit Amerike, Faleminderit UÇK, Faleminderit gjithe shqiptareve te Maqedonise dhe gjithe Shqiperise e poashtu faleminderit mami dhe babi, qe edhe ate jave te bombardimeve sa qendruam ne Prishtine dhe 4 diteve tjera ne Bllace, u munduat me gjithe shpirtin te na e lehtesoni gjithe ate tmerr ne syte e mi dhe motres se vogel. Zoti e bekofte Kosoven dhe miqte e saj”, 
ka shkruar Teuta në Facebook. /Telegrafi/

https://www.instagram.com/p/BvZ_0RjAzyV/

Në trend Magazina

Më shumë
Gjesti deklarohet pas zarfit të zi: Pata një moment shumë të vështirë, po marr ngarkesë të madhe prej dy personave këtu brenda

Gjesti deklarohet pas zarfit të zi: Pata një moment shumë të vështirë, po marr ngarkesë të madhe prej dy personave këtu brenda

Magazina
Zarf i zi për Gjestin në shtëpi, Vëllai i Madh njofton se ai ka shkelur rregullat flagrante të lojës dhe vendimi për të do të jepet të shtunën

Zarf i zi për Gjestin në shtëpi, Vëllai i Madh njofton se ai ka shkelur rregullat flagrante të lojës dhe vendimi për të do të jepet të shtunën

Magazina
Ilir Shaqiri ironizon keq me Gjestin pas tentativës për t’u larguar nga BBVA?

Ilir Shaqiri ironizon keq me Gjestin pas tentativës për t’u larguar nga BBVA?

Magazina
Momenti kur banorët vërejnë mungesën e Gjestit pas tentativës për arratisje

Momenti kur banorët vërejnë mungesën e Gjestit pas tentativës për arratisje

Magazina
Nga Instagrami i Gjestit e konfirmojnë që ai deshi të arratisej nga shtëpia e BBVA duke kapërcyer murin?

Nga Instagrami i Gjestit e konfirmojnë që ai deshi të arratisej nga shtëpia e BBVA duke kapërcyer murin?

Magazina

"Mu ngushtua për brenda zemra, desha të ikja", Gjesti diskuton me Eglin pas momentit kur dyshohet se tentoi të arratisej nga BBVA

Magazina
Kalo në kategori