Nga 50 deri në 70 litra ujë në sekondë humbet në Tetovë si pasojë e rrjetit të vjetruar të ujësjellësit. Banorët ankohen se ka ditë që ata përballen me mungesën e ujit për pije ndërkohë që autoritet lokale nuk ndërmarrin asgjë për zgjidhjen e problemit.
“Ky ujë kështu rrjedh, mos ta teproj ka dhjetë apo dymbëdhjetë ditë. Unë 60 vjet i kam, falni shprehje ujë nuk kam të lahem, kurse kjo rrjedh këtu”.
“E kanë parë more ndërmarrja ishin një ditë, e gërmuan dhe e lanë kështu.
“Ky ujë rrjedh gati një javë, e ujë nuk kemi, e shihni se ku shkon uji”.
Drejtori i ndërmarrjes publike komunale konfirmon humbjen e ujit, por akuzon se problemin e shkaktojnë vet qytetarët përmes përdorimit në të zezë dhe keqpërdorimi i ujit. Ata thonë se problemi mund të zgjidhet me ndërrimin e rrjetit të ujësjellësit por thonë se nuk kanë fonde.
Kemi shumë faktor që ndikojnë në humbjen e ujit. Ndër to është kyçjet në të zezë që mundohemi ti luftojmë si ekipe, kemi humbje uji shkaku i rrjetit të vjetruar që është bërë para 40 apo 50 vitesh që kur është bë instalimi. Në janar kemi humbje të rreth 40 litra uji në sekondë, ndërsa në fazë kur kemi rritje të sasisë së ujit humbja shkon diku deri në 70 lira ujë në sekondë. Është e pamundur që me buxhet të ndërmarrjes apo komunës të bëhet ndërrimi i rrjetit, realisht sipas përllogaritjes neve do na duhen diku 10 milion euro për një sistem modern”-tha Xhelal Ceka. Drejtor i NPK Tetova.
Zgjidhje nuk ka as komuna e Tetovës.
Aktualisht nuk ka ndonjë thirrje ndërkombëtare për ndonjë fond të atillë të madh për ndërrimin e rrjetit. Planifikojmë në të ardhmen të aplikojmë në fondet ndërkombëtare që të zgjidhet ky problem”, thonë nga komuna e Tetovës.
Përndryshe, sistemi i vjetruar i shpërndarjes së ujit në qytet, ndikon që në ditë të ketë diku nga 4 – 6 defekte të mëdha, që kohë pas kohe, lënë pa ujë për pije shumë lagje./Alsat/
https://www.youtube.com/watch?v=QRq6SmPsFJc
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëGrenell kritikon Kurtin, a po përfshihet SHBA në zgjedhjet e Kosovës?
Gjendet një raketahedhës M80 në kufi me Serbinë, policia jep detajet
KQZ del me sqarim pse vendosën transportimin e fletëvotimeve nga diaspora në rrugë tokësore
Mbi 15 mijë vota transportohen me kombibus nga Cyrihu në Prishtinë, Mehmetaj ngrit alarmin për “manipulim”
Bëhen 25 vjet nga vrasja e dhjetë qytetarëve në veri të Mitrovicës – Kurti i shkruan letër Kaja Kallas
Shqipëria në luftë kundër pesticideve dhe antibiotikëve në ushqim
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!
Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Më të lexuarat
Mbyllet afati kalimtar i janarit në top 5 ligat: Shumë transferimet u zyrtarizuan në fund
Banorët ndjekin klipin - momenti kur Gerta i hodhi për herë të dytë alkool në sy Gjestit
Grenell kritikon Kurtin, a po përfshihet SHBA në zgjedhjet e Kosovës?
Çfarë është USAID-i dhe sa qendror është ai për politikën e jashtme të SHBA-së?
Rasti i Gjestit, Egla Ceno: Jam e sigurt që do ta nxjerrin Gertën
Rubio përshëndet masën e Panamasë për të dalë nga plani i infrastrukturës kineze