Më shumë se një muaj të tërë rruga industriale në Tetovë është gërryer për tu rikonstruuar dhe ka mbetur ashtu siç ka filluar. Kjo rrugë e cila është ndër kryesoret e qytetit dhe me një frekuentim të lartë të automjeteve të rënda, paraqet rrezik si për shoferët ashtu dhe për këmbësorët. Qytetarët shprehen të revoltuar nga kompetentët duke kërkuar që sa më shpejtë rruga të asfaltohet.
“ Si i prishin edhe ashtu i lënë. Nuk e mendojnë se dikush veturën e prishën duke kaluar këndej, i hapin pusetat edhe shumë ngadalë ecin punët. Si i kanë prish, me muaj shkojnë nuk vinë t’i rregullojnë. Si qytetarë bëjmë apel t’i ndërtojnë rrugët, jo vetëm këtë pjesë por krejt Tetova është me gropa, turpi madh, gjithë gropa”.
“Nuk punohet aspak, jo ngadalë”.
“Jashtëzakonisht jam i zhgënjyer. Ka më shumë se një muaj që rrinë kështu hapur. Ka pas ndeshje, normalisht se jemi të zhgënjyer. Shoferët ikin nga gropat shkojnë drejt udhëtarëve, dhe normal se kanë pasoja shoferët. Para dy javëve ka pas aksident, dy vetura u ndeshën te këto mburojat”.
“Me të vërtetë pengojnë, janë shumë të rrezikshme që qëndrojnë kështu. Vërtetë janë rrezik edhe për jetën. Edhe këmbësorët janë të rrezikuar. Kërkojmë të sanohet kjo rrugë, nuk është në rregull kështu”.
Nga Komuna e Tetovës thonë se kanë mbaruar me procedurat të cilat iu takojnë atyre dhe se kompetencat i kanë kaluar “Rrugëve të Maqedonisë”.
Komuna e Tetovës
” Ne si Komunë e kemi përfunduar procedurat që na takojnë neve. Jemi në konsultim e sipër me ndërmarrjen “Rrugët e Maqedonisë” meqë rruga në fjalë bën pjesë në atë që llogaritet rrugë rajonale “.
Ndërkohë nga “Rrugët e Maqedonisë” thonë se presin vendimin e Qeverisë për të filluar asfaltimin.
Ndërmarrja “Rrugët e Maqedonisë”
” Rruga industriale në Tetovë kishte disa çështje teknike për të zgjidhur, sepse ishte me statusin e “rrugës lokale”. Ne jemi në pritje që Qeveria të jep vendim së bashku në koordinim me Agjencinë e Rrugëve që kompetencat t’i kalojnë institucionit tonë. Në momentin që do e marrim vendimin, do të fillojmë me asfaltim”.
Derisa institucionet shfajësohen si dhe presin nga njëra tjetra kryerjen e procedurave, jeta e qytetarëve mbetet e rrezikuar./Alsat/
https://www.youtube.com/watch?v=I3JoW-wY-4w
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
"Bashkëpunimi i Shabanit e Qerimit me Serbinë për ta akuzuar UÇK-në për trafikim organesh", flet Shukri Buja

Anëtarësimi i Kosovës dhe Bosnjës në NATO do të izolonte ndikimin e Serbisë dhe Rusisë në rajon

Rama tregon pse u mbulua monumenti i Skënderbeut në Tiranë

Kosova mund të ndjekë një rrugë të re drejt NATO-s, QKSS propozon modelin KECI

Pejani vendosi dy GPS në veturën e të dashurës dhe shpërndau fotografi denigruese në emër të saj – kërkohet paraburgim

MPJD reagon pasi u anuluan disa fluturime Kosovë-Gjermani

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

Marrëveshje: Melodia Px dhe Telegrafi Deals janë dakordu që atletet Nike për femra ti ofrojnë për vetëm 69.95€, deri më 09 mars!

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
Më të lexuarat

Erion Veliaj përgjigjet nga paraburgimi: Kam një jetë që punoj krah Edit, PS po mban qëndrimin e duhur

Si kërcënimet e Trump kanë ndryshuar gjithçka në politikën e Kanadasë

Mark Carney fiton garën për të pasuar Justin Trudeau si kryeministër i Kanadasë

Kurdisja e tenderit: Audioincizime se si kryeshefi i KRU "Gjakova" u përfshi në negociata për një tender të ndërmarrjes

Kompensimi për punën e fundjavës që nga 2010 në ligj, tek tash pritet të nis zbatimi

Ukraina nënshkruan marrëveshje me prodhuesin e IRIS-T për të trefishuar sistemin e mbrojtjes ajrore dhe furnizimet me raketa