LAJMI I FUNDIT:

Tetovë, një polic dhe një motër medicinale infektohen me coronavirus

Tetovë, një polic dhe një motër medicinale infektohen me coronavirus

Një polic i Sektorit për Punë të Brendshme në Tetovë është infektuar me Covid-19. Televizioni 21 mëson se polici ka qenë në pushim mjekësor për arsye të tjera shëndetësore, mirëpo për shkak të disa obligimeve personale është paraqitur në stacionin policor ku edhe ka pasur kontakte me disa kolegë.

Nga SPB – Tetovë thonë se deri më tani janë izoluar 20 policë të cilët edhe janë zëvendësuar për të përmbushur kuadrin në këtë sektor.

Një pjesëtar i policisë ka rezultuar pozitiv, me Covid – 19, kështu që SPB – Tetovë, menjëherë ka marrë masat dhe aktivitetet e nevojshme lidhur me rastin në fjalë, kështu që kolegu është izoluar në kushte shtëpiake, dhe do të vazhdojë mjekimin shtëpiak sepse është në gjendje të mirë shëndetësore, kurse është kryer anamnezë epidemiologjike ndaj pjesëtarëve të policisë, të cilët kanë pasur kontakt direkt apo indirekt me kontaktin në fjalë. Kështu që, të njëjtit do të vazhdojnë edhe ata të jenë të izoluar në kushte shtëpiake, tha Fatmir Rexhepi, zëdhënës në SPB Tetovë.


Pozitive më Covid 19 është edhe një motër medicinale e punësuar në spitalin e mushkërive dhe tuberkulozës në fshatin Leshkë të Komunës së Tearcës. Nga ky spital informojnë se ajo me siguri është infektuar nga mysafirë të jashtëm, pasi që në spital punojnë të ndarë në ekipe, ndërsa gjatë këtyre ditëve nuk ka qenë në punë dhe nuk ka pasur kontakt me pacientë. Në karantinë janë vetëm gashtë kolegët e punës që kanë punuar bashkë. Nga kjo pjesë e stafit janë marrë brise dhe janë duke pritur analizat./TV21/

Në trend Lajme

Më shumë
Një burrë dyshohet se ka grisur Kuranin në Prizren - kapet nga kamerat e sigurisë

Një burrë dyshohet se ka grisur Kuranin në Prizren - kapet nga kamerat e sigurisë

Lajme

"Thasë me vota të diasporës janë lënë në stacione të autobusëve", analistët: Procesi i votimit i kontaminuar

Politikë
Numërimi i votave të diasporës drejt fundit, Muharremi jep projeksionet e shpërndarjes së mandateve

Numërimi i votave të diasporës drejt fundit, Muharremi jep projeksionet e shpërndarjes së mandateve

Politikë
Ish-kryetari i Graçanicës: 750 serbë nga Kosova do të përdoren për të mbrojtur Vuçiqin dhe destabilizuar protestat në Serbi

Ish-kryetari i Graçanicës: 750 serbë nga Kosova do të përdoren për të mbrojtur Vuçiqin dhe destabilizuar protestat në Serbi

Lajme
AAK në Prizren dënon aktin e grisjes së Kuranit

AAK në Prizren dënon aktin e grisjes së Kuranit

Lajme
Tri porositë e ambasadorit britanik për qeverinë e ardhshme

Tri porositë e ambasadorit britanik për qeverinë e ardhshme

Lajme
Kalo në kategori