Site icon Telegrafi

Tetë yje të Serie A pësojnë dëmtime në ndeshjet për vendet e tyre

Një numër i madh i lojtarëve të Serie A u thirrën në kombëtaret e tyre për ndeshjet e muajit shtator, ku tetë prej tyre janë kthyer në Itali me lëndime.

Shumë klube dhe lojtarë kanë tërhequr vërejtjen për orarin tepër të ngjeshur gjatë viteve të fundit, duke bërë që shumë prej lojtarëve të luajnë çdo tre ose katër ditë.

Ndërsa disa mund të pushonin në shtëpi gjatë kësaj periudhe, shumë të tjerë u bashkuan me ekipet e tyre kombëtare.

Kjo situatë ka bërë që tetë lojtarë të Serie A të kthehen në klubet e tyre me lëndime, disa prej të cilave janë më serioze se të tjerët.

Marcelo Brozovic (Inter), Theo Hernandez dhe Mike Maignan (Milan), Ciro Immobile (Lazio), Fabio Miretti (Juventus),  Giorgio Scalvini, Teun Koopmeiners dhe Merih Demiral (Atalanta),  Pietro Pellegri (Torino) janë lojtarët që janë kthyer e dëmtime. /Telegrafi/

Exit mobile version