LAJMI I FUNDIT:

Tetë vjet nga krijimi i VLAN-it, pas mbajtjes së zgjedhjeve të parakohshme në Kosovë

Tetë vjet nga krijimi i VLAN-it, pas mbajtjes së zgjedhjeve të parakohshme në Kosovë

Sot mbushen tetë vjet nga mbajtja e zgjedhjeve të parakohshme parlamentare në Kosovë, pas shpërbërjes së Kuvendit të atëhershëm, i cili kishte disa muaj që ishte jofunksional për shkak se Qeveria kishte humbur përkrahjen e shumicës.

Ishte data 7 maj 2014 kur koalicioni qeverisës PDK-AKR u shemb me iniciativë të kryeministrit të atëhershëm Hashim Thaçi, pa dëshirën e presidentit të AKR-së, Behxhet Pacolli.

Ishte presidentja e atëhershme e vendit, Atifete Jahjaga e cila kishte pritur në takim Thaçin, Pacollin, por edhe liderin e opozitës së atëhershme, Isa Mustafa, ku u vendos që të shpërndahet Kuvendi. Mocioni ishte kërkuar nga 57 deputetë nga PDK-së dhe LDK-së, si rezultat i një marrëveshje paraprake mes këtyre dy partive.


Kuvendi i Kosovës u shpërnda më 7 maj 2014 me 90 vota për, 4 kundër dhe 3 abstenime. Kjo shpërbërje e detyroi vendin të shkojë në zgjedhje të parakohshme parlamentare 8 qershor 2014, ani pse nuk ishte hera e parë që vendi shkonte në zgjedhje të parakohshme.

Zgjedhjet 2014 u mbajtën sipas ligjit të vjetër zgjedhor, pasi me gjithë reformën e filluar atëherë, udhëheqësit e subjekteve politike nuk arritën pajtueshmëri mbi ligjin e ri për zgjedhjet.

Në këto zgjedhje garuan 30 subjekte politike, ndër të cilat 18 parti, 7 iniciativa qytetare, 1 kandidat i pavarur dhe 4 koalicione. Partia Demokratike e Kosovës (PDK) së bashku me partitë e koalicionit mori 222.181 vota apo 31.38 %, Lidhja Demokratike e Kosovës (LDK), 184.596 vota apo 25.24 %, Lëvizja Vetëvendosje 99.397 vota apo 13.59%, Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës (AAK) 69.793 vota apo 9.54%, Lista Serbe 38.199 vota apo 5.22% dhe Nisma për Kosovën 37.681 vota ose 5.15%.

Menjëherë pas zgjedhjeve, LDK, Vetëvendosje, AAK dhe Nisma, që në skenën politike njihen si VLAN, ishin barrikaduar kundër PDK-së, duke deklaruar njëzëri se nuk bashkëqeverisin me PDK-në. Madje kishin formuar një koalicion, ku ishin shumicë dhe provonin të krijonin Qeverinë me Ramush Haradinajn kandidat për kryeministër.

Mirëpo, Gjykata Kushtetuese e Kosovës e kishte parë jo-kushtetuese aktin e partive jo-fituese të zgjedhjeve dhe ua kishte pamundësuar atyre marrjen e drejtimit të Qeverisë. Sipas kësaj gjykata mandati për të krijuar Qeverinë i takon partisë fituese të zgjedhjeve, e që në këtë rast ishte PDK.

Ngërçi politik i 2014, zgjati për 6 muaj, derisa LDK kishte vendosur ta heqë “L”-në nga “VLAN”, duke e lënë vetëm si VAN.

Në dhjetor të atij viti, Isa Mustafa kishte pranuar ofertën e Hashim Thaçit, atëherë kryetar i PDK-së. Marrëveshja parashihte Isa Mustafën kryeministër dhe Hashim Thaçin president republike pas përfundimit të mandatit të Atifete Jahjaga.

Qeveria LDK-PDK ishte votuar në dhjetor 2014, ku Isa Mustafa ishte votuar për kryeministër, e Hashim Thaçi fillimisht si zëvendës i tij e ministër i Jashtëm, derisa i erdhi koha për Presidencë. /kp/

Në trend Lajme

Më shumë
Një grua humb jetën nga sulmi në zemër pas ndjekjes nga qentë në Podujevë

Një grua humb jetën nga sulmi në zemër pas ndjekjes nga qentë në Podujevë

Kronika e Zezë
Nis numërimi i votave nga jashtë, mbi 15 mijë fletëvotime pritet të numërohen

Nis numërimi i votave nga jashtë, mbi 15 mijë fletëvotime pritet të numërohen

Lajme
Hooper: Kosova duhet të komunikojë më mirë me Uashingtonin, mos t'i japë leksione SHBA-së

Hooper: Kosova duhet të komunikojë më mirë me Uashingtonin, mos t'i japë leksione SHBA-së

Lajme
Dëshmitari i akuzuar për spiunazh: Na u ofruan para që vëllai ta tërheq deklaratën e dhënë lidhur me shpërthimi në lokalin “Sekiraqa”

Dëshmitari i akuzuar për spiunazh: Na u ofruan para që vëllai ta tërheq deklaratën e dhënë lidhur me shpërthimi në lokalin “Sekiraqa”

Drejtësi
Këto janë të gjitha vendimet e qeverisë

Këto janë të gjitha vendimet e qeverisë

Lajme
Raportimet për tërheqjen e trupave amerikane, “OCTOPUS” i quan propagandë dhe manipulim për të krijuar frikë në Ballkan

Raportimet për tërheqjen e trupave amerikane, “OCTOPUS” i quan propagandë dhe manipulim për të krijuar frikë në Ballkan

Lajme
Kalo në kategori