LAJMI I FUNDIT:

Tetë persona humbën jetën në Filipine si pasojë e zjarrit që mbërtheu shtëpitë – në mesin e tyre edhe fëmijë

Tetë persona humbën jetën në Filipine si pasojë e zjarrit që mbërtheu shtëpitë – në mesin e tyre edhe fëmijë

Tetë persona kanë vdekur, në mesin e tyre gjashtë fëmijë, pasi një zjarr mbërtheu shumë shtëpi pranë kryeqytetit të Filipineve, Manila, thanë zyrtarët lokalë.

Sipas BBC, përcjell Telegrafi, zjarri që filloi rreth orës 5 të mëngjesit të hënën me kohë lokale, shkatërroi gjithashtu 80 shtëpi.

Zjarri filloi në katin e dytë të një shtëpie në një vendbanim të mbushur me njerëz brenda kampusit të gjerë të Universitetit të Filipineve, në Quezon City.


Shkaqet nuk dihen.

Oficeri i lartë i zjarrfikësve Greg Bichayda i tha agjencisë së lajmeve AFP se u deshën gati dy orë për të shuar flakët.

“Zjarri u përhap shpejt”, tha Bichayda, duke shtuar se viktimat nuk ishin në gjendje të largoheshin nga shtëpitë e tyre.

Ai tha se gjashtë nga ata që vdiqën ishin fëmijë, por nuk u publikuan detaje të tjera të moshës së tyre. /Telegrafi/

Në trend Botë

Më shumë
Reuters: SHBA dhe Ukraina do të nënshkruajnë marrëveshjen për mineralet

Reuters: SHBA dhe Ukraina do të nënshkruajnë marrëveshjen për mineralet

Amerika
Vazhdon ‘lufta’ amerikano-kanadeze - Ontario do ta lë në terr New Yorkun, Michiganin dhe Minnesotën

Vazhdon ‘lufta’ amerikano-kanadeze - Ontario do ta lë në terr New Yorkun, Michiganin dhe Minnesotën

Amerika
Deputetja fshin karrigen e parlamentit me flamurin e Serbisë, shkakton zemërim tek qytetarët

Deputetja fshin karrigen e parlamentit me flamurin e Serbisë, shkakton zemërim tek qytetarët

Serbia
Trump ende nuk ka reaguar pas propozimit të Zelenskyt, por këtë e bën Musk: Duam vepra dhe jo fjalë

Trump ende nuk ka reaguar pas propozimit të Zelenskyt, por këtë e bën Musk: Duam vepra dhe jo fjalë

Evropa
Truedau i kundërpërgjigjet Trumpit - Kanada i vendos tarifa prej 25 për qind produkteve amerikane

Truedau i kundërpërgjigjet Trumpit - Kanada i vendos tarifa prej 25 për qind produkteve amerikane

Amerika
JD Vance shkaktoi skandal me deklaratën për Britaninë, tani 'han' fjalët e veta

JD Vance shkaktoi skandal me deklaratën për Britaninë, tani 'han' fjalët e veta

Amerika
Kalo në kategori