Tetë ndeshjet e fundit të rrethit të katërt në fazën e grupeve të Ligës së Kampionëve: Vëmendja në "Camp Nou"

Liga e Kampionëve vazhdon edhe sot me rrethin e katërt të fazës së grupeve.
Si zakonisht, dy ndeshje do të luhen nga ora 18:45, ndërsa gjashtë të tjera zhvillohen nga orari 21:00.
Ndeshja kryesore e ditës së sotme është ajo në mes të Barcelonës dhe Interit që do të fillojë nga ora 21:00 në “Camp Nou”.
Por, ditën e sotme e hapin ndeshjes mes Atletico Madridit dhe Club Brugges, Napolit e Ajaxit.
Më pas vazhdojnë përballjes mes Rangers dhe Liverpoolit, e Plzen – Bayern Munich.
Tottenhami e mirëpret Eintracht Frankfurtin, ndërsa Marseille i shkon Sportin Lisbonës.
Bayer Leverkusen do ta pres Porton, duke përmbyllur kështu rrethin e katërt të fazës së grupeve. /Telegrafi/

Nga
Telegrafi
12/10/2022
Top Lajme
Promo Reklamo këtu
Jobs
Deals



































