Një festë me seks dhe alkool. Kjo ishte mbrëmja e tetë lojtarëve të Kombëtares së Meksikës, të cilët festuar deri në orët e vona.
Ky është skandali ka ndezur Meksikën vetëm disa ditë para fillimit të Kampionatit Botërorit.
Sipas TV Notas, që thirret në një burim brenda kombëtares, lojtarët kanë festuar pas ndeshjes me Skocinë që e fituan 1-0.
Pas ndeshjes lojtarët kanë organizuar një festë private në kryeqytet, ku kanë konsumuar pa masë alkool nën shoqërinë e 30 prostitutave të rangut të lartë.
“Ata festuan me muzikë dhe alkool. Femrat vetëm vinin dhe shkonin nga shtëpia ku ishin”, tregon burimi.
No pues TVNotas ya dio la nota…
Por eso México es México pic.twitter.com/kG8ck6FeAu— San Cadilla El Norte (@SancadillaNorte) June 5, 2018
Festa mësohet se ka zgjatur deri në mëngjes, ku po festonin tetë lojtarët e Meksikës.
Lojtarët që morën pjesë në këtë festë janë Guillermo Ochoa, Carlos Salcedo, Hector Herrera, Jesus Gallardo, Giovani e Jonathan Dos Santos, Raul Jimenez dhe Marco Fabian.
Meksika është e grumbulluar për Kampionatin Botëror dhe pret që të luajë nj miqësore me Danimarkën më 9 qershor.
Meksika do të debutojë në Rusi 2018 kundër Gjermanisë më 17 qershor. /Telegrafi/