Tetë kongresmenë amerikanë kanë kërkuar nga Sekretari i Shtetit i SHBA-së, Mike Pompeo, që të ndihmojë në përpjekjet për të kërkuar një zgjidhje paqësore, të qëndrueshme dhe të negociuar ndërmjet Kosovës dhe Serbisë.
Sipas mediave serbe, përcjell Telegrafi, në një letër që i kanë dërguar Pompeos, kongresmenët kanë thënë se një pikë e tillë kthese diplomatike jo vetëm që do të hapte mundësinë e arritjes së paqes dhe stabilitetit afatgjatë në Ballkan, por do të ishte edhe një konfirmim për angazhimin e SHBA-së për sigurinë transatlantike.
“Nisma për pajtim me Kosovën ofron një mundësi unike për të pastruar rrugën e integrimit të qetë e të gjithë rajonit të Ballkanit në shoqërinë perëndimore”, thuhet në letrën e dërguar.
Ata gjithashtu kanë apeluar tek Sekretari i Shtetit që të vazhdojë të mbështesë këto përpjekje, të cilat ata i shohin si vendimtare për paqen në të ardhmen dhe sigurinë e të gjithë rajonit të Ballkanit.
“… Shtetet e Bashkuara dhe partnerët perëndimorë duhet të inkurajojnë dhe ndihmojnë kompromis midis Beogradit dhe Prishtinës, i cili do të rrisë stabilitetin rajonal dhe për të zvogëluar mundësitë për manipulime të jashtme dhe të brendshme”.
Sipas mediave serbe, përcjell Telegrafi, kongresmenët mirëpresin deklaratën e Këshilltarit për Siguri Kombëtare, John Bolton, i cili kishte thënë se “nuk do të bëhemi pengesë dhe nuk mendoj se dikush në Evropë mund të bëhet pengesë, nëse palët arrijnë marrëveshje”.
Kongresmenët amerikanë kanë thënë gjithashtu se është në interesin kombëtar të Shteteve të Bashkuara për të siguruar se negociatat midis Beogradit dhe Prishtinës të mos dështojnë dhe shtojnë se për këtë arsye do të ishte e domosdoshme për Shtetet e Bashkuara që në mënyrë proaktive të ndërmjetësojnë kompromise në të dy anët, kështu që të arrihet një marrëveshje e plotë në kuadër të procesit (të dialogut) të Brukselit.
Mediat serbe shkruajnë se letra është nënshkruar më 31 tetor nga kongresmenët Ted Poe, Emanuel Cleaver, Steve Stivers, Scott Perry, Brian Fitzpatrick, Dana Rohrabacher, si dhe nga Joe Wilson e Steve Chabot. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
FSK në vendin e 141-të, publikohet indeksi i fuqive ushtarake në botë

Ende nuk janë numëruar mbi 96 mijë vota

Kamberi akuzon Gjurgjeviqin e afërt me AfD-në për falsifikim të fakteve për Kosovën

Temperaturat shënojnë rritje - ja si do të jetë moti gjatë javës së ardhshme

Mbyllja e katër Qendrave serbe për punë sociale në veri, reagon Ambasada amerikane në Prishtinë

Plazh në shkurt, pushuesit në Vlorë sfidojnë temperaturat e ulta dhe lahen në det

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!

25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Më të lexuarat

Livia eliminohet nga Big Brother VIP Albania

Muhamet Dragusha zbulon klubin që ia ndërtoi shtëpinë

Si përfundoi në fajde furrtari nga Prizreni?

Analistët: LVV-ja synon të “peshkojë” deputetë opozitarë për formimin e qeverisë

Paradoksale: Në Dragash mbi 240 vota për partitë serbe, edhe pse atje nuk ka serbë

Palestinezi që ka qëndruar më së gjati në burg, izraelitët pritet ta lirojnë