Familja, bashkëpunëtorët, miqtë e afërt dhe deri edhe të njohurit janë gjithmonë të gatshëm të japin këshilla martese. Dhe megjithëse e bëjnë nga dëshira e mirë dhe për të ndihmuar, ata nuk janë specialistë të kësaj fushe. Prandaj ua kemi lënë radhën këtyre, autorë, terapistë, profesorë dhe psikologë të ndajnë përvojën më të mirë për marrëdhëniet të fituar nga martesat e tyre.
Mos bëj kurrë debat me stomakun bosh
“Ne kemi mundur të ndalojmë shndërrimin e një zënke në sherr duke pyetur: “Mos kemi uri?”. Cilido qoftë shkaku, ndoshta rënie sheqeri, një sandviç apo një biskotë mund të ndalojë një konflikt serioz dhe të dyja kushtojnë më pak sesa psikologu!” – Dr. Karl Pillemer, autori i 30 Lessons For Loving dhe profesor gerontologjie në Cornell.
Prano gabimet
“Asnjë nga ne nuk është i përsosur. Edhe unë bëj gabime. Por nëse e kam gabim, ose e kam lënduar bashkëshortin me qëllim apo pa dashje, unë kërkoj ndjesë. Duhet ta bësh. Ka sukses.” Dr. Logan Levkoff, seksologe dhe autore.
Merr vendimin që çdo ditë të ketë një pjesë vetëm për ty dhe partnerin
Mund të jetë kafja e mëngjesit kur flet për ditën dhe ato që mendon, siç bëj unë me bashkëshortin, një shëtitje në darkë, siç bëjnë miqtë tanë ose t’i vini për të fjetur fëmijët e të rrini një ose dy orë bashkë në fund të ditës. Nuk ka rëndësi çfarë bëni gjatë kësaj kohe dhe sa zgjat ajo. E vetmja gjë e rëndësishme është që jeni të qëndrueshëm dhe që keni një kohë për të qenë më të afërt çdo ditë. Kjo do ndërtojë një besim në martesë, si asgjë tjetër.” – Fawn Waver, autore dhe themeluese e Klubit të Grave të Lumtura.
Ndonjëherë duhet të marrësh përsipër të jesh i pari
“Duhet të jesh i pari që thyhen heshtjen, i pari që vendos paqen, i pari që kërkon ndjesë, i pari që e merr malli, i pari që fal, i pari që dorëzohet. Jeta është e shkurtër dhe martesa është shumë e rëndësishme për të pritur që çdo gjë të jetë e drejtë.” – Winifred Reilly, terapist martese dhe familjeje dhe blogist marrëdhëniesh.
Pavarësisht atyre që keni dëgjuar, nuk ka asgjë të keqe të shkoni të flini të mërzitur
Po të rrini zgjuar gjithë natën duke u zënë, gjërat do përshkallëzohen, ndërsa po të bëni armëpushim për të sheshuar debatin, do arrini në zgjidhje më të mirë.” – Dr. Jim Walkup, terapist martesash dhe familjesh.
Bëj gjëra të mira për partneren pa ta kërkuar
“Të paktën një herë gjatë ditës, bëj diçka për tjetrin pa ta kërkuar. Pastro tavolinën, derdh plehrat, bëji një masazh, kujdesu për fëmijët ndërsa ajo bën një banjë të gjatë. Ka një milion gjëra që mund të bësh çdo ditë që mund ndërtojnë një marrëdhënie të fortë për të ardhmen”. – Marina Sbrochi, autore e Stop Looking for a Husband: Find the Love of Your Life".
Tualete të ndara
“Është shumë më tepër romantike të rrini afër në vende të tjera në shtëpi sesa pranë lavamanit të tualetit. Të kesh disa hapësira dhe aktivitete private ndihmon për të ruajtur pak misterin në një marrëdhënie afatgjatë.” – Iris Krasnow, autore e The Secret Lives of Wives
Jepi rëndësi mënyrës si i trajton të tjerët partneri
“Nëse do të shohësh si do jetë si prind partneri yt, shiko si sillet me kafshët shtëpiake apo ato të rrugës. Bashkëshorti im la kokën pas një keci të vogël në kopshtin zoologjik të kafshëve shtëpiake një herë dhe ai lë kokën edhe pas fëmijëve.” – Dr. Samantha Rodman, psikologe dhe këshilluese takimesh. /Telegrafi/
Lufta Prigozhin - Putin
Më shumëA e dini pse duhet të vendosni një peshqir enësh në pjatalarëse?
Mos e hidhni kurrë ujin pas zierjes së vezëve, arsyeja do t’ju habisë
Pse duhet të mbani sapun pranë shtratit sa herë që flini?
Ja pse nuk duhet të përkëdhelni qentë që takoni në rrugë
Në cilin vend jetojnë femrat me gjoksin më të madh?
Kjo është motra sekrete e Melania Trump-it: Nuk ka dalë në publik për 20 vjet dhe ja me çfarë merret
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
Më të lexuarat
Gjesti habit me deklaratën: Nëse kam aq shumë fansa, atëherë po ia fus gjumit dhe po e fitoj Big Brother-in
Pas Lojërave Olimpike, hakohen edhe faqet e Bloomberg në Facebook dhe Instagram - publikohet fotografia e Gjestit
Me inteligjencën artificiale 'jetësohen' figurat historike shqiptare
Real Madridi po ia rrëmben Barcelonës top shënjestrën nga dora
Trump deklaroi se Spanja është pjesë e BRICS, reagon qeveria spanjolle
Përfundon dueli i nëntë golave: Nga turpërimi, kalon në ngadhënjim - çfarë Barcelone!