Aborti nuk është zgjidhja më e mirë, por nëse për shumë arsye jeni detyruar dhe keni vendosur të ndërprisni shtatzëninë, atëherë merrni parasysh këto këshilla, që të mos rrezikoni jetën tuaj.
1. Duhet të siguroheni që jeni vërtetë shtatzënë
Para se t’i nënshtroheni një aborti mjekësor ose kirurgjik, është e rëndësishme të jeni të sigurta që jeni shtatzënë. Testet e shtatzënisë të kryera në shtëpi nuk anë 100% të sigurta, prandaj këshillohet vizita tek një mjek i specializuar gjinekolog.
2. Duhet të dini se sa ka përparuar juaj
Një në katër shtatzëni përfundon në abort, kështu që është e rëndësishme të dini se në cilën fazë të shtatzënisë jeni, duke konfirmuar edhe nëse fetusi është në uterus dhe ka rrahje të zemrës. Mënyra me e mirë për të përcaktuar gestacionin janë ultratingujt. Në varësi të moshës gestacionale bëhet edhe përzgjedhja e mënyrës së abortit.
2.1. Nëse keni vetëm pak javë që jeni shtatzënë
Për të përfunduar shtatzënitë në javën e 9-të (ose më herët, optimalja është nën javën e shtatë) mund të përdoret pilula RU-486, e cila e indukton kimikisht organizmin të dështojë. Ndryshe ajo njihet si mifepristone dhe i jepet pacienteve në 2 doza. E para dozë administrohet në klinikë dhe ndalon zhvillimin e fetusit, ndërsa e dyta mund të merret në shtëpi dhe bën zbrazjen e përmbajtjes së uterusit.
2.2. Nëse do të kryeni abort në trimestrin e parë
Nëse jeni më tepër se 7-javëshe, do të ishte mirë të përdornit metodën e aspirimit me vakuum, për të ndërprerë shtatzëninë. Metoda kryhet në mjediset e klinikës dhe para se t’i nënshtroheni, duhet të kryeni gjithë analizat e nevojshme (analizat e urinës, një kontroll të përgjithshëm dhe ultratingull).
2.3. Nëse e keni kaluar trimestrin e parë…
Përfundimi i shtatzënive pas trimestrit të parë është një ndërhyrje më e rrezikshme, më e komplikuar dhe më traumatike. Nëse ka kaluar kohë dhe është i pamundur aborti përmes barnave dhe aspirimit me vakuum, kryhet ndërhyrja D&C në dy hapa: së pari bëhet mpirja e cerviksit dhe zgjerimi i tij. Është i nevojshëm përdorimi i barnave kundër dhimbjeve dhe rekomandohet një aktivitet shumë i limituar fizik. Pas rreth 12 orësh, pacientja rikthehet në klinikë dhe, pasi i nënshtrohet anestezisë lokale ose të përgjithshme, bëhet largimi i përmbajtjes së uterusit me një instrument të mprehtë.
3. Duhet të vlerësoni anët pozitive dhe negative të vendimit tuaj.
Ju keni të drejtën ligjore për të zgjedhur rezultatin e shtatzënisë tuaj. Gjithsesi, vendimi për abortin mundtë jetë personal dhe i vështirë. Sigurohuni të konsultoheni me njerëzit tuaj të besuar dhe të diskutoni me mjekët gjinekologë-obstetër, të gjitha pyetjet që keni.
4. Duhet të dini nëse keni një sëmundje seksualisht të transmetueshme
Është e rëndësishme të përcaktohet prania e ndonjë infeksioni seksualisht të transmetueshëm (IST) në organizmin tuaj. Nëse abortoni me një IST të patrajtuar, do të jeni në risk të latë për infeksion dhe komplikacione.
5. Duhet të mësoni risqet emocionale dhe fizike që mund të sjellë aborti
Aborti është një procedurë mjekësore e pakthyeshme, këshillojnë mjekë nga “Matrix Research Centre”. Secila prej metodave ka risqe mjekësore dhe efekte anësore, të cilat ju bëhen të ditura dhe ju shpjegohen me detaje nga mjeku. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

Marrëveshje: Melodia Px dhe Telegrafi Deals janë dakordu që atletet Nike për femra ti ofrojnë për vetëm 69.95€, deri më 09 mars!

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
Më të lexuarat

Pyetet për Xhenetën, Gjesti: Nuk do t’ia ktheja me të keq siç më ka bërë mua, por nuk do të doja që të hynte në shtëpi

Harta e paparë që premtonte të sillte paqe në Lindjen e Mesme

Takimi Trump-Macron, presidenti francez korrigjon deklaratën e homologut amerikan

Ish komandanti i UÇK-së, Ismet Tara, reagon pas deklarimit në Hagë

E konfirmojnë nga Google, nuk ka më verifikim me SMS për Gmail – zëvendësohet me kodin QR

Krisa reagon pas deklaratës së Tirit se i pëlqen një vajzë në Big Brother VIP Albania