LAJMI I FUNDIT:

Testimi i vaksinës së Oksford-AstraZeneca në SHBA – vaksina e sigurt dhe shumë efektive

Testimi i vaksinës së Oksford-AstraZeneca në SHBA – vaksina e sigurt dhe shumë efektive

Rezultatet nga testimi i shumëpritur i SHBA-së për vaksinën e Oksford-AstraZeneca janë publikuar tanimë, dhe konfirmojnë se vaksina është e sigurt dhe shumë efektive.

Sipas BBC, përcjell Telegrafi, më shumë se 32 mijë vullnetarë morën pjesë, kryesisht në Amerikë, por edhe në Kili dhe Peru.

Vaksina rezultoi 79 për qind efektive kundër ndalimit të sëmundjes simptomatike të COVID-19 dhe 100 për qind efektive në parandalimin e njerëzve nga të sëmurit shumë rëndë.


Sipas testimit, nuk kishte “asnjë çështje sigurie” në lidhje me mpiksjen e gjakut.

Kjo duhet t’ju jep siguri më tej disa vendeve të BE-së që kohët e fundit ndaluan përdorimin e vaksinës mes shqetësimeve për një lidhje të mundshme.

Disa vende tashmë kanë filluar ta përdorin përsëri këtë vaksinë tani që rregullatori i ilaçeve në Evropë e ka përfunduar rishikimin e tij dhe gjithashtu ka arritur në përfundimin se vaksina është e sigurt dhe efektive.

Këto të dhëna të reja të testimit mund të jenë gjithashtu të dobishme për t’i siguruar njerëzit se sa mirë funksionon vaksina për të mbrojtur të moshuarit kundër sëmundjes së COVID-19.

Disa vende fillimisht nuk dëshironin ta autorizonin përdorimin e vaksinës tek të rritur mbi 65 vjeç, duke përmendur mungesën e provave.

Por, rreth një e pesta e vullnetarëve në këtë testimi ishin mbi 65 vjeç dhe vaksina – e dhënë me dy doza, me katër javë ndërmjet – siguroi mbrojtje tek ata ashtu siç krijoi mbrojtje tek grupmoshat më të reja. /Telegrafi/

Në trend Botë

Më shumë
Reuters: SHBA dhe Ukraina do të nënshkruajnë marrëveshjen për mineralet

Reuters: SHBA dhe Ukraina do të nënshkruajnë marrëveshjen për mineralet

Amerika
Vazhdon ‘lufta’ amerikano-kanadeze - Ontario do ta lë në terr New Yorkun, Michiganin dhe Minnesotën

Vazhdon ‘lufta’ amerikano-kanadeze - Ontario do ta lë në terr New Yorkun, Michiganin dhe Minnesotën

Amerika
Deputetja fshin karrigen e parlamentit me flamurin e Serbisë, shkakton zemërim tek qytetarët

Deputetja fshin karrigen e parlamentit me flamurin e Serbisë, shkakton zemërim tek qytetarët

Serbia
Trump ende nuk ka reaguar pas propozimit të Zelenskyt, por këtë e bën Musk: Duam vepra dhe jo fjalë

Trump ende nuk ka reaguar pas propozimit të Zelenskyt, por këtë e bën Musk: Duam vepra dhe jo fjalë

Evropa
Truedau i kundërpërgjigjet Trumpit - Kanada i vendos tarifa prej 25 për qind produkteve amerikane

Truedau i kundërpërgjigjet Trumpit - Kanada i vendos tarifa prej 25 për qind produkteve amerikane

Amerika
JD Vance shkaktoi skandal me deklaratën për Britaninë, tani 'han' fjalët e veta

JD Vance shkaktoi skandal me deklaratën për Britaninë, tani 'han' fjalët e veta

Amerika
Kalo në kategori