Testimi i hendbollisteve të Kosovës U-17 bëhet më 14 korrik

Të mërkurën më 14 korrik është grumbullimi i parë i hendbollisteve të skuadrës U-17 të Kosovës.
Është planifikuar një testim i lojtareve kandidate, që do të bëhet në palestrën në Ferizaj, nga ora 10:00. Hendbollistet e reja duhet të kenë pasaportën me vete.
Kosova U-17 paraqitet në Evropianin e Divizionit B që mbahet në Lituani prej 7 deri më 15 gusht. Kosova është në grupin A së bashku me Spanjën, Lituaninë, Maqedoninë e Veriut e Finlandën. Ndeshjen e parë hendbollistet tona të reja e kanë më 7 gusht ndaj Spanjës.
Në listën e gjerë janë 33 hendbolliste, shumica prej tyre të klubeve kosovare. Para udhëtimit për në Lituani, Kosova do të ketë grumbullim shumëditorë, që në Evropian të jetë sa më e gatshme.
Lista e lojtareve potenciale janë:
| Emri /Mbiemri | Klubi |
| Agnesa Hysa | KHF Vushtrria |
| Olta Cecelia | KHF Vushtrria |
| Albulena Caka | KHF Vushtrria |
| Elma Hoda | KHF Vëllaznimi |
| Elda Varaki | KHF Vëllaznimi |
| Elsa Dana | KHF Vëllaznimi |
| Selvije Mullakadrija | KHF Vëllaznimi |
| Elona Hyseni | KHF Trepça |
| Vanesa Demi | KHF Trepca |
| Elisa Frrokaj | KHF Shqiponja |
| Butrintë Kabashi | KHF Shqiponja |
| Teuta Maloku | KHF Samadrexha |
| Agnesa Basholli | KHF Samadrexha |
| Delvina Basholli | KHF Samadrexha |
| Arlinada Maloku | KHF Samadrexha |
| Arona Krasniqi | KHF Prishtina |
| Diarta Shala | KHF Prishtina |
| Elsa Kongjeli | KHF Prishtina |
| Klea Ajvazi | KHF Prishtina |
| Ermira Berisha | KHF Prishtina |
| Eriona Gecaj | KHF Jusuf Gervalla |
| Blenarda Bytyqi | KHF Istogu |
| Erza Tafilaj | KHF Istogu |
| Doresa Rugova | KHF Istogu |
| Elena Bytyqi | KHF Ferizaj |
| Flaka Hoti | KHF Ferizaj |
| Sofie Shahinaj | KHF Dukagjini |
| Rina Bashota | KHF Dukagjini |
| Marigona Kuqica | KHF Dukagjini |
Ndërsa lojtare potenciale nga diaspora janë:
| Hava Maloku | TSG Bad Soden A –jugend(GER) |
| Adea Jashari | Sarpsborg Il Handball (NOR) |
| Lorena Nikolla | HSC Kreuzlingen (SUI) |
| Ornela Haxhiu | HK Malmon(SWE) |











































