LAJMI I FUNDIT:

Tesla ul çmimin e Model 3 për herë të dytë brenda vitit

Tesla ul çmimin e Model 3 për herë të dytë brenda vitit
Foto: Sean Gallup/Getty Images/Guliver

Kompania Tesla njofton se ka ulur çmimin e modelit të saj të njohur si Model 3 për herë të dytë brenda këtij viti. Lëvizjet vijnë pasi kompania ka humbur një kredi për t’i bërë makinat e saja më të volitshme për blerësit amerikan.

Tesla po rrit prodhimin e Modelit 3 dhe përpiqet ta bëjë atë më të qasshëm për blerësit e makinave kryesore, gjithashtu kompania ka qenë duke ulur shpenzimet pasi duket të kthehet në fitime këtë vit.

Një kredi tatimore federale nuk iu dha Teslas, duke rritur çmimin e makinave me 3,750 dollarë. Tesla njoftoi se kishte zbritur çmimin e Model 3 me 1,100 dollarë, pas një ulje prej më shumë se 2,000 dollarë në muajin janar, përcjell Telegrafi.


Elon Musk u shkruan punëtorëve pas mesnatës, i njofton se do të largohen nga puna
Lexo po ashtu Elon Musk u shkruan punëtorëve pas mesnatës, i njofton se do të largohen nga puna

Kjo lë çmimin fillestar të një Modeli 3 në 42,900 dollarë, akoma shumë më lart se çmimi prej 35,000 dollarësh që ishte premtuar nga shefi ekzekutiv, Elon Musk.

Musk i tha një përdoruesi Twitter se “kompania është duke bërë gjithçka që mundet që të zbresin çmimin bazë të Modelit 3 në 35,000 dollarë, por është mjaftë e vështirë”.

Miliarderi në muajt e fundit ka nxitur iniciativa për uljen e kostos, si shkurtimi i vendeve të punës dhe përfundimi i një programi referimi të konsumatorëve. /Telegrafi/