LAJMI I FUNDIT:

Tesla Semi do të hyjë në prodhim në sasi të limituara edhe pse më vonë se që është planifikuar

Tesla Semi do të hyjë në prodhim në sasi të limituara edhe pse më vonë se që është planifikuar

Kamioni që mbushet me rrymë nga Tesla, pritet të lansohet pas një kohe jo shumë të gjatë

Me rrëndësinë e madhe që i është dhënë Telsa Cybertruck, nuk është e habitshme që shumica e kanë harruar kamionin Semi, apo edhe modelet tjera, transmeton Telegrafi.

Që kur kamioni Semi, u prezantuar krahas Roadster para dy vitesh, Tesla ka qëndruar qetë dhe nuk ka dhënë shumë detaje, lidhur me këtë model. Por, në bazë të një emaili të rrjedhur, mësohet se do të hyjë në prodhim, gjatë gjysmës së dytë të këtij viti.


“Jemi në rrugën e duhur, që Tesla Semi të hyjë në prodhim në sasi të limituara, gjatë gjysmës së dytë të këtij viti”, thuhet shkurt në email.

Në të formë, ky kamion hynë në prodhim shumë më vonë se që është planifikuar, sepse pritej që prodhimi të fillojë gjatë vitit të kaluar.

Deri më tani, nuk është bërë e ditur se kur mund të lansohet, vetëm se pritet që të ketë teknologji të lartë dhe të jetë një kamion shumë i mirë. /Telegrafi/