Terry synon të kthehet në ndeshjen ndaj PSG-së

Kapiteni i Chelseat, John Terry, synon të kthehet në ekipin e parë të “Bluve” në ndeshjen ndaj PSG-së në 1/8-ën e finales në Ligën e Kampionëve.
35-vjeçari ka munguar që nga fitorja 5 me 1 ndaj Newcatlet muajin e kaluar dhe ka munguar në katër ndeshje deri tani.
Gjithsesi, ai tani thotë se është afër rikthimit dhe mund të përfshihet në ndeshjen e fundjavës ndaj Stoke Cityt.
“PSG është qëllimi. Mund të përfshihem pak në fundjavë, por po shkojmë qetë ditë për ditë”, ka thënë ai për “PA”, transmeton koha.net.
Chelsea takohet me PSG-në në ndeshjen e dytë më 9 mars. Të parën francezët e fituan me rezultat 2 me 1. /Telegrafi/
Top Lajme
Promo Reklamo këtu
Jobs
Deals




















































