LAJMI I FUNDIT:

Terry përkrah Leicesterin për titull

Terry përkrah Leicesterin për titull

Kapiteni i Chelseat, John Terry është afër rikthimit nga lëndimi që e mbajti jashtë fushave për disa javë.

Me tu rikthyer në stërvitje, Terry ka folur për këtë edicion në Ligën Premier, ku ka folur fjalë të mira për liderin Leicester City.

Reprezentuesi anglez ka bërë të ditur se i përkrah në qëllimin që kanë për ta fituar titullin e kampionit.

“Leicester është duke zhvilluar një kampionat të madh dhe ajo që janë duke bërë është e mrekullueshme. Uroj që të shkojnë deri në fund”, deklaroi Terry për ‘Sky Sports’.


“Nëse nuk jemi ne shpresoj që Leicester të shpallet kampionë, do të ishte e bukur për ta dhe për futbollin në përgjithësi”.

“Njerëzit lodhen shpesh herë nga skuadrat e njëjta, për këtë të gjithë jemi të mahnitur me sukseset e tyre. Kjo që ka bërë Leicester u ka dhënë shpresë skuadrave të vogla se me disa përforcime cilësore mund të arrijnë shumë”, përfundoi Terry. /Telegrafi/