LAJMI I FUNDIT:

“Terroristët s’mund të martirizohen”, Jamie Shea komenton shpalljen e zisë në Serbi

“Terroristët s’mund të martirizohen”, Jamie Shea komenton shpalljen e zisë në Serbi

Ish-zëdhënësi i NATO-s gjatë kohës së luftës në Kosovë, Jamie Shea ka folur lidhur me sulmin terrorist në veri të Kosovës, gjersa theksoi se terroristët nuk mund të martirizohen.

Shea ishte këtë të shtunë i ftuar në një intervistë për Euronews Albania, ndërkaq shprehu keqardhjen për policinë e vrarë.

I pyetur se si e komenton zinë e Serbisë për terroristët serbë të vrarë në Kosovë, ai tha se kjo nuk ka qenë një sjellje e arsyeshme.


Ai tha se ata nuk kishin shkuar në veri të Kosovës për ndonjë kauzë të drejtë për t’u quajtur heronj, por, sipas tij ata shkuan aty për të vrarë e për të shkaktuar trazira.

“Si fillim duhet të bëjmë të qartë se kjo nuk është një sjellje e arsyeshme këta njerëz nuk janë martirë, ata nuk janë duke luftuar për ndonjë kauzë e cila mund të justifikohet. Jo. Ata ishin aty për të vrarë njerëz, ishin aty për të shkaktuar trazira. Ideja e të quajturit ata martir apo hero është e gabuar.

Kjo lloj retorike është gjëja e fundit që ne kemi nevojë. Ajo që unë vura re ama është se kur sekretari i Shteteve të Bashkuara, Blinken takoi presidentin Vuçiç ky i fundit premtoi se do të qetësohej situata. Le të shikojmë nëse do qetësohet kjo situatë dhe nëse kjo retorikë qesharake dhe e panevojshme ka për t’u shuar apo jo”, tha Jamie Shea.

Ai tha se grupi kriminal nuk ka ardhur nga hiçi, por dikush i ka paguar dhe i ka armatosur

Shea tha se për këtë çështje duhet një hetim i hollësishëm nga ndërkombëtarët, ndërsa shtoi se do të ishte mirë që presidenti i Serbisë Vuçiq të bashkohej në hetime e të ndërmerrte veprime konkrete kundër grupeve kriminale që mund të jenë në Serbi.

“Unë shpresoj se presidenti Vuçiq do të bashkëpunoj në një hetim ndërkombëtar për të kuptuar se nga vinin këta 30 ushtarakët paramilitarë dhe nëse qeveria e Serbisë dhe shërbimet e inteligjencës, apo ushtria e Serbisë ishin të përfshira në financimin e një operacioni të tillë. Beogradi mund të marrë veprime që të mund të eliminoje këto grupe të caktuara dhe shpresoj se ky hetim do ta nxjerrë këtë gjë…”, tha ai.

Në trend Lajme

Më shumë
Në Pejë do të ndërtohet fabrika e parë për prodhimin e municioneve, me mbështetje amerikane

Në Pejë do të ndërtohet fabrika e parë për prodhimin e municioneve, me mbështetje amerikane

Lajme
I dyshuari për vrasjen e vëllezërve Bytyqi, në mesin e personave nga ish-njësiti famëkeq, në mbrojtje të Vuçiqit nga studentët

I dyshuari për vrasjen e vëllezërve Bytyqi, në mesin e personave nga ish-njësiti famëkeq, në mbrojtje të Vuçiqit nga studentët

Lajme
Qytetarët pranuan SMS me përmbajtje të rreme, u kërkohej pagesa për gjoba të pretenduara në trafik

Qytetarët pranuan SMS me përmbajtje të rreme, u kërkohej pagesa për gjoba të pretenduara në trafik

Lajme
“Bjeshkët në këtë fotografi nuk i takojnë Serbisë” - Ambasada gjermane përballet me komentuesit serb për bjeshkët e Kosovës

“Bjeshkët në këtë fotografi nuk i takojnë Serbisë” - Ambasada gjermane përballet me komentuesit serb për bjeshkët e Kosovës

Lajme
Rama tregon pse u mbulua monumenti i Skënderbeut në Tiranë

Rama tregon pse u mbulua monumenti i Skënderbeut në Tiranë

Lajme
Rutte njoftohet nga komandanti i KFOR-it rreth situatës së sigurisë në Kosovë

Rutte njoftohet nga komandanti i KFOR-it rreth situatës së sigurisë në Kosovë

Siguri
Kalo në kategori