LAJMI I FUNDIT:

Ekspozita “Terrori dhe gjenocidi i Serbisë në Kosovë”, vazhdon rrugëtimin në Tiranë

Ekspozita “Terrori dhe gjenocidi i Serbisë në Kosovë”, vazhdon rrugëtimin në Tiranë

Gjatë luftës së fundit të Kosovës të vitit 1998-1999, mijëra shqiptarë janë vrarë dhe janë masakruar, madje mbi një mijë ende kanë mbetur të zhdukur dhe ende nuk dihet se ku gjenden eshtrat e tyre.

Po ashtu, afërsisht 20 mijë vajza dhe gra shqiptare i janë nënshtruar krimit të përdhunimit në mënyrë të organizuar nga forcat ushtarake, policore e paramilitare serbe në mbarë territorin e Kosovës.

Përveç këtyre, ka pasur edhe dëmtime shumë të mëdha materiale, ku janë djegur me mijëra shtëpi dhe objekte.


Për të treguar gjithë këtë terror dhe gjenocid që ka bërë Serbia në Kosovë, Fitnete Ramosaj është munduar që ato t’i pasqyrojë përmes një ekspozite të fotografive, në të cilën nuk përfshihen vetëm krimet e luftës së fundit, por terrori i serbëve ndaj shqiptarëve ndër vite.

“Terrori Dhe Gjenocidi i Serbisë në Kosovë”, është ekspozita e kësaj autoreje e mbështetur dhe e organizuar nga Instituti për Hulumtimin e Krimeve të Luftës, e cila do të hapet sot edhe në Tiranë.

200 fotografi dhe faksimile do të shfaqen deri më 18 prill në Muzeun Historik Kombëtar të kryeqendrës shqiptare.

Autorja Ramosaj, gjatë shfaqjes së ekspozitës në Kosovë pati thënë për KosovaPress se mesazhi kryesor që ata duan ta përçojnë përmes kësaj ekspozite është të që luftohet harresa dhe që proceset të mos ndërtohen mbi të dhëna jo të sakta.

Në trend Lajme

Më shumë
Zelensky bisedë telefonike me Ramën, tregon çështjet që diskutuan

Zelensky bisedë telefonike me Ramën, tregon çështjet që diskutuan

Lajme
Akuzat për lejen e ndërtimit në Yrshek dhe tenderin e pastrimit, Veliaj reagon nga burgu: Ia dhashë biznesmenit gjithë këto, t’i merrja 9 mijë euro mbrapsht?

Akuzat për lejen e ndërtimit në Yrshek dhe tenderin e pastrimit, Veliaj reagon nga burgu: Ia dhashë biznesmenit gjithë këto, t’i merrja 9 mijë euro mbrapsht?

Lajme
Skandal në Aeroportin e Beogradit: Vajza portugeze keqtrajtohet veç pse mbante një bluzë me flamurin shqiptar

Skandal në Aeroportin e Beogradit: Vajza portugeze keqtrajtohet veç pse mbante një bluzë me flamurin shqiptar

Lajme
Haki Abazi thyen heshtjen pas zgjedhjeve: Momenti të ngrihemi mbi vogëlsinë individuale

Haki Abazi thyen heshtjen pas zgjedhjeve: Momenti të ngrihemi mbi vogëlsinë individuale

Politikë
Procesohen pothuajse të gjitha votat për kandidatët, KQZ publikon rezultatet e korrigjuara për parti

Procesohen pothuajse të gjitha votat për kandidatët, KQZ publikon rezultatet e korrigjuara për parti

Politikë
Parashikimi i motit për fundjavë

Parashikimi i motit për fundjavë

Lajme
Kalo në kategori