Kuvendi i Kosovës sot në një seancë të jashtëzakonshme po debaton për arrestimin e Ramush Haradinajt në Francë, në bazë të një urdhërarresti të Serbisë në vitin 2004.

Por gjatë seancës edhe deputetët e Kuvendit të Kosovës janë përballur me mungesën e rrymës.


Ndryshe, KEDS ka njoftuar gjithë konsumatorët se për shkak të kërkesës së KOSTT-it është i obliguar të ndalë transformatorët 110/10 kV Prishtina 3 dhe 110/10 kV Prizreni 1.

Ndalesa do të zgjasë sipas kërkesës për 90 minuta, përkatësisht nga ora 12:00 deri në ora 13:30.

Nga kjo ndalesë do të ketë ndërprerje të energjisë elektrike për pjesën qendrore të Prishtinës dhe qytetit të Prizrenit me rrethinë. /Telegrafi/

1 146

2 82

3 62

4 54

5 39

6 36