LAJMI I FUNDIT:

Tërpenovski: S’ka vullnet për luftimin e korrupsionit në Maqedoni

Tërpenovski: S’ka vullnet për luftimin e korrupsionit në Maqedoni

Pushteti nuk dëshiron ta largojë korrupsionin nga oborri i tij. Këtë më së miri e dëshmojnë veprimet e Qeverisë. Kështu vlerësojnë anëtarët e Komisionit për parandalimin e Korrupsionit. Të pyetur se si i vlerësojnë veprimet e pushtetit në luftën kundër korrupsionit, anëtari Goran Trpenovski thotë se veprimet e Qeverisë në këtë drejtim janë zero dhe nuk mund të pritet që korrupsioni të luftohet nga ata që e gjenerojnë këtë fenomen.

“Vullnetin për luftën kundër korrupsionit shoh vetëm në Komisionin antikorrupsion, askush tjetër nuk ka vullnet për luftë, por të gjithë janë vetëm në letër, të gjitha janë vetëm demagogji dhe deklarata. Do të thotë duhet implementim. Respektivisht, a prisni që ata që janë gjenerator i korrupsionit, me të vërtetë a prisni që ata të luftojnë kundër korrupsionit? Duhet të inkuadrohen edhe institucionet e tjera, të tjerë të pavarur sikur ne që të kryhet presion”, deklaroi Goran Trpenovski, KSHPK.

Nga Antikorrupsioni thonë se mungesën e vullnetit tek pushteti për të luftuar korrupsionin e dëshmojnë raporti për zbatimin e strategjisë kombëtare e cila është zbatuar vetëm 10%, si dhe raportet e mosveprimin ndaj iniciativave ku është dëshmuar se ka shkelje ligjore.


Neglizhimi i i kërkesave dhe raporteve të Anti Korrupsionit dhe Entit shtetëror për revizion, sipas anëtarit të Anti Korrupsionit, Vlladimir Georgiev dëshmon faktin se pushteti vetëm në mënyrë deklarative angazhohet për luftën kundër korrupsionit.

“Numër të madh të iniciativave për përgjegjësi kemi dorëzuar në Qeveri kundër personave të emëruar nga Qeveria. Përqindja e veprimeve ndaj tyre është minimale. E njëjta vlen edhe për raportet e Entit Shtetëror për Revizion. Në vend që të jenë bazë për veprim thelbësor nga ana e institucioneve përkatëse si të Qeverisa ashtu edhe të Prokurorisë Publikë, e shohim se vetëm një përqindje minimale merret parasysh për veprim”, u shpreh Vlladimir Georgiev, KPSHK.

Komisioni Anti Korrupsionit, deri më tani ka ngritur një sërë iniciativash si në prokurori për ndjekje penale ndaj funksionarëve të pushtetit. Së fundmi ka konstatuar ndërhyrjen e kreut të Komunë së Strugës, Ramiz Merko në gjyqësor, si dhe ka vendosur të hapë lëndë për tenderin prej 1.8 milion euro të MPJ-së për kompaninë “Eurovia” e cila është donatore e BDI-së. Anti korrupsion ka iniciuar që Qeveri të kërkojë përgjegjësi nga zv/kryeministri Artan Grubi për keqpërdorimin e zyrave të ministrisë për aktivitete partiake, si për ministrin e Punëve të Jashtme Bujar Osmani për të cilin në bazë të raporteve të ndryshme është konstatuar se përveç që ka përdorur veturat zyrtare për aktivitete partiake, nuk ka pasur edhe evidencë për shpenzimin e naftës nga veturat e ministrisë. /Alsat.mk

Në trend Lajme

Më shumë
Qeveria miraton nismën për marrëveshje në fushën e mbrojtjes ndërmjet Kosovës dhe SHBA-së

Qeveria miraton nismën për marrëveshje në fushën e mbrojtjes ndërmjet Kosovës dhe SHBA-së

Lajme
Në Pejë do të ndërtohet fabrika e parë për prodhimin e municioneve, me mbështetje amerikane

Në Pejë do të ndërtohet fabrika e parë për prodhimin e municioneve, me mbështetje amerikane

Lajme
Përfundon rinumërimi i 50 vendvotimeve – në mesditë nis rinumërimi i 1,631 fletëvotimeve nga votimi me postë

Përfundon rinumërimi i 50 vendvotimeve – në mesditë nis rinumërimi i 1,631 fletëvotimeve nga votimi me postë

Lajme
Vizita e Ruttes në Sarajevë e Prishtinë, NATO riafirmon angazhimin për stabilitetin në Ballkanin Perëndimor

Vizita e Ruttes në Sarajevë e Prishtinë, NATO riafirmon angazhimin për stabilitetin në Ballkanin Perëndimor

Lajme
Miratohet nisma për shkëmbim të informacionit të klasifikuar mes Kosovës dhe Sllovenisë

Miratohet nisma për shkëmbim të informacionit të klasifikuar mes Kosovës dhe Sllovenisë

Lajme
I dyshuari për vrasjen e vëllezërve Bytyqi, në mesin e personave nga ish-njësiti famëkeq, në mbrojtje të Vuçiqit nga studentët

I dyshuari për vrasjen e vëllezërve Bytyqi, në mesin e personave nga ish-njësiti famëkeq, në mbrojtje të Vuçiqit nga studentët

Lajme
Kalo në kategori