LAJMI I FUNDIT:

Tërnava për mobilizimin e ushtrisë nga Vuçiqi: Kërcënimi vetëm për të bindur popullin serb

Tërnava për mobilizimin e ushtrisë nga Vuçiqi: Kërcënimi vetëm për të bindur popullin serb

Zbatimi i vendimit të Qeverisë së Kosovës lidhur me targat e automjeteve që nuk janë konvertuar parasheh vërejtje e më vonë edhe gjoba për ata që nuk e zbatojnë kërkesën. Njohësi i sigurisë Hajrullah Tërnava nuk parasheh ndonjë mundësi për përshkallëzim të situatës në veri të Mitrovicës.

Vendimi i Qeverisë së Kosovës lidhur me targat e automjeteve që nuk janë konvertuar nga ato ilegale në ato RKS, tashmë ka hyrë në fuqi.

Zbatimi i këtij vendimi do të bëhet në tri faza, që fillimisht parashihen vërejtjet, ndërsa pas tri javëve edhe gjoba për ata që nuk e zbatojnë kërkesën.


I ftuar në RTV Dukagjini, lidhur me gjobat me dhënien e të cilave do mund të shkaktohej një “cenim potencial i sigurisë”, Tërnava ka thënë se nuk beson që të njëjtat të ndodhin.

“Unë mendoj se s’mund të ketë cenim të sigurisë. Është një lloj lufte speciale dhe mendoj se kryeministri Kurti, jam i bindur se nuk e ka marrë këtë vendim krye në vete pa u konsultuar me të tjerët. Gjuhën diplomatike është e vështirë t’a kuptoj qytetari i rëndomtë, e kuptojnë ata që janë drejtë për drejtë në bisedimet diplomatike me ata që u japin urdhra apo janë kompentent të flasin me kryeministrin tonë”, ka deklaruar ai.

Ministri i Mbrojtjes i Serbisë, Millosh Vuçeviq, ka thënë se me urdhër të presidentit Aleksandër Vuçiq, ushtria e Serbisë është ngritur në “nivel gatishmërie” për shkak të situatës në Kosovë.

Lidhur me deklaratën, Tërnava ka thënë se qëndrimi i Serbisë përball Kosovës ka qenë gjithmonë konfliktuoz dhe si i tillë, është Vuçiq ai i cili dëshiron të tregojë qëndrimin e tij nacionalist popullit serb.

Sipas tij, ky kërcënim do të bindë popullin serb se ai qëndron prapa këtyre fjalëve dhe populli serb mos të ka ndonjë frikë sepse ka prapa vete shtetin e Serbisë.

“Serbia luan lojëra por kurrsesi nuk mund të vie deri në konfliktin luftarak, e di se sigurinë e Kosovës e ruan KFOR-i, që është pjesë e NATO-së”, ka deklaruar Tërnava.

Krahas kësaj, Tërnava ka thënë se shteti serb është i vetmi përkrahës i Rusisë në luftën kundrejt Ukrainës.

Në trend Lajme

Më shumë
Kështu do të duket shpërndarja e mandateve në Kuvendin e Kosovës

Kështu do të duket shpërndarja e mandateve në Kuvendin e Kosovës

Lajme
“Fundi i presidentit autokratik”, Dimiq: Vuçiqi është psikopat që kërcënon popullin e tij

“Fundi i presidentit autokratik”, Dimiq: Vuçiqi është psikopat që kërcënon popullin e tij

Politikë
Avokati Gashi për mos zbatimin e vendimit të gjykatës nga Kurti: Është gabim, institucionet dhe ligji duhet respektuar

Avokati Gashi për mos zbatimin e vendimit të gjykatës nga Kurti: Është gabim, institucionet dhe ligji duhet respektuar

Lajme
E përmendi kryeministrin disa herë gjatë seancës së Kuvendit të Serbisë, këshilltari i Kurtit i reagon Brnabiqit

E përmendi kryeministrin disa herë gjatë seancës së Kuvendit të Serbisë, këshilltari i Kurtit i reagon Brnabiqit

Lajme
KQZ-ja numëron të gjitha votat me postë, këto janë rezultatet

KQZ-ja numëron të gjitha votat me postë, këto janë rezultatet

Lajme
Mushkolaj: Kurti e pret arrestimin me kompletu sagën e tij - por nuk do ta fitojë betejën me shtetin

Mushkolaj: Kurti e pret arrestimin me kompletu sagën e tij - por nuk do ta fitojë betejën me shtetin

Lajme
Kalo në kategori