LAJMI I FUNDIT:

Tërnava mban mesazhin e së premtes: Të presim edhe pak ditë për hapjen e xhamive

Tërnava mban mesazhin e së premtes: Të presim edhe pak ditë për hapjen e xhamive

Myftiu i Kosovës Naim Tërnava iu drejtua besimtarëve myslimanë me mesazhin e Xhumasë.

Ai foli për rëndësinë dhe vlerën e 10-ditëshit të fundit të Ramazanit, dhe kërkimit të Natës së Kadrit, duke ftuar besimtarët që të garojnë me ibadete të shumta për të përfituar nga mëshira e Allahut.

Myftiu ritheksoi se atmosfera e këtij Ramazani ka qenë më ndryshe për shkak të pandemisë dhe se secili besimtarë e ka ndjerë mungesën e iftarëve të përbashkëta me familjarë e miq, duke uruar që të jetë i fundit i këtij lloji.


Po ashtu Myftiu Tërnava trajtoi çështjen e hapjes së xhamive, duke thënë se vendimet që ka marrë BIK-u kanë qenë tejet të vështira por të domosdoshme për ruajtjen e shëndetit publik.

Myftiu tha se përmallimi për xhami buron nga imani tek secili mysliman, por që duhet pritur edhe pak derisa të fitohet beteja me pandeminë.

Ai tha se çështja e hapjes së xhamisë nuk duhet të polarizohet e politizohet për interesa të caktuara.

“Unë si myfti i Republikës së Kosovës iu ftoj të gjithëve, iu thërras të gjithëve në veçanti gjatë këtyre netëve të fundit të muajit të bekuar Ramazanit, që çështjen e xhamive mos ta polarizojmë as mos ta politizojmë, mos ti japim ngjyrë çfarë ajo nuk e meriton me pas, pezullimi i namazeve nëpër xhami të mos shërbejë për dikë që ai të krijoi emër duke fyer e duke sharë por të shërbejnë që neve të na motivojë për punë e lutje më të mëdha drejtuar Zotit që këtë pandemi, këtë sëmundje, këtë virus të largoj nga globi mbarë dhe të gjithë ne ti kthehemi normalitetit”.

Myftiu poashtu tha se udhëzimet e institucioneve shëndetësore e kemi obligim ti respektojmë, dhe vetëm shoqëritë e pa konsoliduar me prirje anarkiste i sfidojnë ato.

Ai përmendi një takime me institucionet shëndetësore për të parë rrezikun e pandemisë dhe mundësinë e hapjes së xhamive./kp/

Në trend Lajme

Më shumë
KQZ publikon rezultatet e para të votave të diasporës të ardhura me postë

KQZ publikon rezultatet e para të votave të diasporës të ardhura me postë

Politikë
​KosovaPress: Kjo është e dyshuara e arrestuar për spiunazh, që e zbuloi AKI

​KosovaPress: Kjo është e dyshuara e arrestuar për spiunazh, që e zbuloi AKI

Siguri
Shpresim Uka refuzon përballjen me Faton Ramadanin në debat, rasti “Kiqina” rikthehet në vëmendje

Shpresim Uka refuzon përballjen me Faton Ramadanin në debat, rasti “Kiqina” rikthehet në vëmendje

Lajme
Avokati Rrecaj: Kërkesa e Kurtit për intervistim në zyre, juridikisht e paqëndrueshme

Avokati Rrecaj: Kërkesa e Kurtit për intervistim në zyre, juridikisht e paqëndrueshme

Drejtësi
Armët dhe uniformat e konfiskuara në veri, Sveçla: Strukturat paralele ende funksionale në Kosovë

Armët dhe uniformat e konfiskuara në veri, Sveçla: Strukturat paralele ende funksionale në Kosovë

Lajme
Vaktia e Ramazanit 2025

Vaktia e Ramazanit 2025

Lajme
Kalo në kategori