Terminali i parë i importit të gazit natyror të lëngshëm (LNG) në Gjermani ka filluar punën. Për herë të parë, LNG tani po futet në rrjetin gjerman të gazit si pjesë e një faze testimi. Gjërat po lëvizin edhe në Lubmin.
Një ditë përpara afatit, importuesi i gazit Uniper ka filluar vënien në punë të terminalit të parë të importit të LNG-së të Gjermanisë në Wilhelmshaven, në bregun gjerman të Detit të Veriut. Pak pas orës 9 të mëngjesit të së mërkurës, gazi i parë u furnizua nga anija terminale Höegh Esperanza në tubacionin lidhës të sapondërtuar të gazit, sipas kompanisë në Düsseldorf.
“Fakti që sot sasia e parë e gazit po kalon përmes terminalit tonë në Wilhelmshaven është dëshmi e mëtejshme e vendosmërisë, me të cilën po e çojnë përpara projektin të gjitha palët e përfshira. Tani po hyjmë në fazën e testimit, e cila duhet të përfundojë deri në fund të shkurtit”, tha kreu i planifikimit të investimeve në Uniper, Holger Kreetz.
Fillimisht, Uniper kishte planifikuar të fuste gaz në rrjetin gjerman të gazit për herë të parë më 22 dhjetor. Sipas një zëdhënësi të Uniperit, fakti që gjërat po ecin më shpejt vjen si pasojë e bashkëpunimit të ngushtë mes autoriteteve dhe kompanive për realizimin e terminalit.
Të shtunën e kaluar, kancelari Olaf Scholz e përuroi terminalin së bashku me udhëheqës të tjerë të qeverisë së koalicionit. Uniperi e operon terminalin me mbështetjen e qeverisë federale. Anija speciale Höegh Esperanza mbërriti të enjten e kaluar në Wilhelmshaven, e ngarkuar me rreth 165 mijë metra kub LNG dhe u ankorua në kalatën e re. Anija është zemra teknike e terminalit, e cila rigazinon gazin e lëngshëm të dërguar dhe e pompon atë në breg. Sipas Uniperit, sasia e LNG në bordin e anijes është e mjaftueshme për të furnizuar 50 mijë deri në 80 mijë shtëpi në Gjermani për një vit.
Sipas informacioneve nga tregu, gjatë fazës së vënies në punë, anija do të furnizojë nga 15 deri në 155 Gigawatt orë gaz natyror në ditë në rrjetin e gazit. Ky gaz do të përdoret gjithashtu për vënien në punë të tubacionit të ri të lidhjes rreth 26 kilometra nga Wilhelmshaven në Etzel në East Friesland. Por më pas do të jetë edhe në treg. Funksionimi komercial i terminalit lundrues është planifikuar nga mesi i janarit, me një kapacitet maksimal prej rreth 155 Gigawatt orë në ditë.
“Hapi tjetër i rëndësishëm është mbërritja e anijes së parë LNG në mes të janarit”, tha Kreetz.
Në Rügen në Detin Baltik Gjerman, një cisternë mbërriti me dërgesën e parë të gazit natyror të lëngshëm të destinuar për terminalin në Lubmin. Sipas Deutsche Regas, Seapeak Hispania ngarkoi 140 mijë metra kub gaz natyror të lëngshëm (LNG) nga Egjipti. Ajo e bëri ankorimin e saj në lindje të ishullit Rügen në agim të së mërkurës, tha kompania.
Operatorët e terminaleve tani lejohen të furnizojnë gaz, të paktën në bazë prove. Ministria e Mjedisit në Schwerin, përgjegjëse për këtë çështje, njoftoi të mërkurën se ka autorizim për një operacion testimi.
“Objekti Lubmin përfshin procese teknike shumë komplekse, të cilat duhet të testohen përpara se të funksionojnë në mënyrë të përhershme”, tha ministri Till Backhaus.
Ai theksoi se ky nuk ishte ende një autorizim përfundimtar.
“Ekspertët tanë po punojnë nën presion të lartë për lejen sipas ligjit për mbrojtjen e shkarkimeve. Unë mendoj se një rezultat të ekzaminimit mund ta presim në janar 2023”, shtoi ai.
Seapeak Hispania në të ardhmen duhet të shërbejë si një depo e ndërmjetme në Detin Baltik. Çisterna më të vogla do të transportojnë LNG-në nga atje në terminalin aktual në Lubmin nëpërmjet Greifswalder Bodden të cekët. Autoritetet i caktuan anijes një ankorim në Prorer Wiek, rreth shtatë kilometra në verilindje të urës së detit Sellin, raportoi Deutsche Regas. /Deutsche Welle/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëAS Travel sjell Omanin për herë të parë si destinacion për Kosovën
Eksperienca e blerjes që dallon - Emona Center më i liri në treg!
Investoni në rehati dhe cilësi - Blini banesën tuaj në Elsa Residence!
Transformoni jetën tuaj në 2025: Filloni udhetimin e shërimit në Rezonanca 3
Jetoni si sheik në bregdetin shqiptar
Ujë Mokne përfaqëson Kosovën në Forumin Ekonomik Botëror në Davos
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
Më të lexuarat
Befasia e këtij fillim viti: Nga Spanja raportojnë se Messi po rikthehet te Barcelona
Surpriza tejet e veçantë për Vullnetin: Niset për në Negroc për t'i takuar familjarët e tij
Musk po shkakton telashe në Evropë - çfarë përfiton ai nga kjo?
Olta Gixhari shkëlqen në finalen e Big Brother VIP Kosova me një pamje mahnitëse
100 milionë euro? As kjo nuk e bindi yllin e Real Madridit të braktiste Bernabeun për Chelsean e Abramovichit
Xuxi surprizohet nga familja e tij në finalen e Big Brother VIP Kosova