Dy fëmijë të vegjël janë nxjerrë nga rrënojat e pallatit të shëmbur në Thumanë, shkruan Panorama.

Qytetarët raportojnë nga vendi i ngjarjes se fëmijët kanë qenë të bllokuar në rrënojat e pallatit, ndërkohë që po transportohen në spital me ambulancë.


Ende nuk ka informacione zyrtare për jetë të humbura, por dëmet e termetit raportohen të jene tepër serioze.

“Në Thumanë të Fushë Krujës. Pasojat e tërmetit, dy pallate i kanë zënë njerëzit brenda. Zoti i ndihmoftë”, shkruan ne Facebook, Darvin Zalla.