Një tërmet është regjistruar sot pas mesnate rreth orës 01:07 në Turqi.
Raportohet se tërmeti ishte i magnitudës 4.7 ballë të Rihterit.
Sipas Qendrës Sizmologjike Evropiane Mesdhetare (EMSC), epiqendra e lëkundjeve ishte 46 kilometra në jug të Turhalit, me një thellësi prej 8.5 kilometrash.
Deri më tani nuk raportohet për pasoja, edhe pse lëkundjet u ndjenë nga rreth 4 milionë njerëz. /Telegrafi/