Tërmet i fuqishëm godet Kilin

Një tërmet me magnitudë 5.5 të shkallës Rihter goditi Kilin.
Kështu ka njoftuar Qendra Sizmologjike Evropiane-Mesdhetare (EMSC) dhe ka dhënë disa detaje.
Në njoftimin për shtyp thuhet se epiqendra ishte 23 kilometra në juglindje të qytetit të Concepcion, ku jetonin rreth 215 mijë njerëz.
Siç raportojnë agjencitë e lajmeve, epiqendra ishte në një thellësi prej 32 kilometrash.
Nuk ka informacione për viktima apo dëme materiale. /Telegrafi/
Nga
Telegrafi
03/04/2024
Top Lajme
Promo Reklamo këtu
Jobs
Deals




















































