LAJMI I FUNDIT:

Tërheqje pas 5 orësh dhune: Protestuesit tentuan të hyjnë në Kryeministri

Tërheqje pas 5 orësh dhune: Protestuesit tentuan të hyjnë në Kryeministri

Nisi me lule, por vazhdoi me akte dhune, zjarr dhe gaz lotsjellës protesta e opozitës në bulevardin “Dëshmorët e Kombit”.

Protesta ishte një marshim i qetë deri në momentin që kordoni i policisë u ça dhe dhjetra protestues filluan të shkatërronin skelën në derën kryesore të Kryeministrisë.

Një kordon i çarë për të cilin kreu i demokratëve, Lulzim Basha e konsideroi një provokim të ardhur nga kryeministri Edi Rama, që, sipas tij, kishte dhënë urdhra politikë policisë.


Pas përpjekjes së parë për të shkatërruar instalacionin e Kryeministrisë dhe skelën, policia përdori ujë dhe gaz lotsjellës duke i zmbrapsur protestuesit.

Për këtë përdorim të gazit lotsjellës krerët e opozitës akuzuan policinë.

Kjo tablo, ku policia teksa tërhiqej lejonte protestuesit të çanin rrethimin dhe të shkatërronin skelën dhe më pas t’i largonte ata me gaz lotsjellës, ndodhi disa herë në çdo 20 minuta gjatë protestës. Policia i kërkoi gjatë gjithë kohës protestuesve që të ruanin qetesinë dhe të mos e shkatërronin godinën e Kryeministrisë, por edhe kjo përpjekje e policisë për të ndalur protesuesit ra, pasi një prej tyre u ngjit në shtyllë duke e hequr megafonin që përcillte mesazhin e saj.

Gjatë gjithë kohës, protestuesit kërkuan të thyenin derën e godinës së Kryeministrisë, por nuk kanë mundur dot, për shkak se dera ishte e blinduar dhe ruhej nga forca speciale nga brenda saj, të cilët nuk e lejuan në asnjë mënyrë hyrjen e protestuesve, raporton topchannel.

Gjatë gjithë kësaj kohe, kreu demokrat Lulzim Basha, por jo vetëm, deklaronte se e gjithë protesta është lënë në dorë të qytetarëve dhe janë ata që do të vendosnin sa do të zgjasë dhe mënyrën e saj. Është ish-kryeministri Sali Berisha që në fjalën e tij herë pas here shprehte se kryeministrit Rama i lihet kohë deri në mbrëmje të largohet nga posti.

Monika Kryemadhi tha se në protestë ishte si qytetare.

Por, ndërsa protesta ishte njoftuar pa afat, ajo u mbyll kur sapo përfundoi ora e pestë e dhunës.

Në trend Lajme

Më shumë
Tre persona të plagosur në Klinë, njëri në gjendje të rëndë

Tre persona të plagosur në Klinë, njëri në gjendje të rëndë

Kronika e Zezë
Mashtrimi me pension invaliditeti në Zvicër, gruaja nga Kosova përfitoi pa të drejtë 173 mijë franga

Mashtrimi me pension invaliditeti në Zvicër, gruaja nga Kosova përfitoi pa të drejtë 173 mijë franga

Sociale
Mbyllja e qendrave ilegale për punë sociale në veri, analistët paralajmërojnë për raportet me SHBA-në

Mbyllja e qendrave ilegale për punë sociale në veri, analistët paralajmërojnë për raportet me SHBA-në

Lajme
Abdixhiku: Fitorja e CDU-së në Gjermani, një mundësi e re për Kosovën

Abdixhiku: Fitorja e CDU-së në Gjermani, një mundësi e re për Kosovën

Politikë
Hoxhaj pas fitores së CDU/CSU-së në Gjermani: Lajm i mirë për Kosovën dhe Evropën

Hoxhaj pas fitores së CDU/CSU-së në Gjermani: Lajm i mirë për Kosovën dhe Evropën

Lajme
Nga ngrohja në Prishtinë te infrastruktura, si po ndikon pezullimi i fondeve të BE-së për Kosovën

Nga ngrohja në Prishtinë te infrastruktura, si po ndikon pezullimi i fondeve të BE-së për Kosovën

Lajme
Kalo në kategori