Një person është arrestuar në Vushtrri, pasi që ka deponuar në bankomat një kartëmonedhë prej 100 eurosh, e cila dyshohet të jetë e falsifikuar.

Rasti ka ndodhur në sheshin “Hasan Prishtina”, ka bërë të ditur sot Policia e Kosovës në raportin e saj të rregullt 24 orësh.


Me vendim të prokurorit i dyshuari pas intervistimit është liruar në procedurë të rregullt.

Foto: Ilustrim