Tentoi t’i jepte 10 euro ryshfet policit, arrestohet serbi

Një shtetas i Serbisë është arrestuar në fshatin Trudë. I njëjti u arrestua pasi që kishte tentuar t’i ofronte ryshfet zyrtarit policor për të liruar nga kundërvajtja në trafik.
“Është arrestuar i dyshuari mashkull shtetas i Serbisë pasi që i njëjti ka tentuar që t’i jap zyrtarit policor 10 euro qe ta lirojë nga kundërvajtja në trafik.
Me vendim të prokurorit i dyshuari pas intervistimit është liruar në procedurë të rregullt”, njofton policia. /Telegrafi/
Top Lajme
Promo Reklamo këtu
Jobs
Deals












































