LAJMI I FUNDIT:

Tentoi të vriste me mjet prerës bashkëfshatarin e tij, arrestohet 55-vjeçari në Dibër

Tentoi të vriste me mjet prerës bashkëfshatarin e tij, arrestohet 55-vjeçari në Dibër

Një 55-vjeçar në Dibër është arrestuar menjëherë pasi ten toi të vriste megërshërë hekuri bashkëfshatarin e tij.

Ndërhyrja e menjëhershme e Policisë, parandalon përshkallëzimin e mëtejshëm të konfliktit, i cili mendohet se ka nisur për motive të dobëta.

Njoftimi i policisë


Pas njoftimit të marrë se dy shtetas po konfliktoheshin me njëri-tjetrin, në fshatin Selishtë, shërbimet e Policisë Dibër, kanë organizuar punën dhe kanë shkuar menjëherë në vendngjarje. Si rezultat i ndërhyrjes së menjëhershme dhe profesionale të këtyre shërbimeve është bërë e mundur parandalimi i përshkallëzimit të mëtejshëm të këtij konflikti, si dhe arrestimi në flagrancë i shtetasit I.C., 55 vjeç, banues në fshatin Selishtë.

Nga hetimet e kryera ka rezultuar se 55-vjeçari, për shkak të një konflikti për motive të dobëta, ka tentuar të vrasë me mjet prerës (gërshërë hekuri), shtetasin A.K., 54 vjeç, të cilin e ka goditur në pjesën e fytyrës, duke i shkaktuar dëmtime.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Dibër, për veprime të mëtejshme. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Zbulimi i kultivimit të hashashit nën tokë, kryeprokurori i Pejës: Kemi dyshime për laborator droge

Zbulimi i kultivimit të hashashit nën tokë, kryeprokurori i Pejës: Kemi dyshime për laborator droge

Kronika e Zezë
Cakolli: Qeveria aktuale ushtron të gjitha kompetencat e saj kushtetuese deri në certifikimin e rezultateve nga KQZ

Cakolli: Qeveria aktuale ushtron të gjitha kompetencat e saj kushtetuese deri në certifikimin e rezultateve nga KQZ

Lajme
Raportimet për tërheqjen e trupave amerikane, “OCTOPUS” i quan propagandë dhe manipulim për të krijuar frikë në Ballkan

Raportimet për tërheqjen e trupave amerikane, “OCTOPUS” i quan propagandë dhe manipulim për të krijuar frikë në Ballkan

Lajme
Supremja hedh poshtë kërkesën e Salih Mustafës për zbutje të dënimit

Supremja hedh poshtë kërkesën e Salih Mustafës për zbutje të dënimit

Drejtësi
“Fëmijët tri, katër orë para ekraneve” - psikologia Deliu tregon sa për qind të rasteve i trajton nga varësia teknologjike

“Fëmijët tri, katër orë para ekraneve” - psikologia Deliu tregon sa për qind të rasteve i trajton nga varësia teknologjike

Shëndetësi
Cila është mosha më e përshtatshme për dërgimin e fëmijëve në kopsht – shpjegon psikologia Deliu

Cila është mosha më e përshtatshme për dërgimin e fëmijëve në kopsht – shpjegon psikologia Deliu

Lajme
Kalo në kategori