Një grua është rrahur brutalisht nga pasagjerët, pasi është zënë duke u përpjekur të rrëmbej një fëmijë katër muajsh derisa po zbriste nga autobusi.

Pasagjerët i dolën në ndihmë një nëne e cila filloi të bërtas, kur e kuptoi se fëmija i saj po rrëmbehet nga një grua e panjohur, transmeton Telegrafi.


Rrembimi 2

Me të kuptuar se bëhet fjalë për rrëmbim, disa pasagjerë vrapojnë për të kapur gruan e cila po kryente aktin kriminal, duke e tërhequr zvarrë për flokë dhe vazhdimisht duke e goditur.

Këtë ngjarje të tmerrshme ka arritur ta filmoj me telefon mobil një pasagjerë, ndërsa gruaja në video besohet të jetë një emigrante kolumbiane, e cila pasi është kapur nga policia është identifikuar si Deisi Caviedes Ardila. /Telegrafi/