Një video amatore e filmuar nga kalimtarët e rastit në Las Cruces në New Mexico, shfaqin policët që më në fund arrijnë të ndalin të dyshuarin Omar Felix Cueva i cili po tentonte të arratisej.
Cueva qëlloi për vdekje zyrtarin policor Jarrott, pasi ishte ndalë nga ai në një autostradë, transmeton Telegrafi.
E kur tentoi të arratiset nga autostrada, patrulla tjetër e policisë arritën të ndalin veturën e tij pas shkëmbimit të zjarrit.
Cueva u vra dhe një zyrtar tjetër policor u qëllua me armë në kraharor, por pas trajtimit në spital gjendja e tij shëndetësore është stabilizuar.
Videoja është filmuar nga një kalimtar rasti që ishte nën anën e kundër të autostradës, ku po dëgjoheshin të shtënat e shumta mes policisë dhe të dyshuarit për vrasjen e policit. /Telegrafi/